Pep Guardiola drejt rinovimit

Uncategorized
324
0
sample-ad

. Trajneri i “Mancester City” nuk po kalon një moment të mirë në radhët e Citizens. Një gjë të tillë e kanë reflektuar dhe humbjet që skuadra ka pësuar në disa takime, sidomos në sfidat ndaj “Leicester” dhe së fundmi “Everton”-it. Por, tekniku po përgatitet të bëjë një ndryshim rrënjësor tek “Citizens”, që do ta ndihmojë atë në të ardhmen. 46-vjeçari ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit anglez se skuadra duhet rindërtuar dhe për këtë atij i duhet një periudhe kohore prej pesë vjetësh.

Gjë për të cilën palët duket se kanë rënë dakord, pasi Pep Guardiolës do t’i ofrohet dhe rinovimi i kontratës.

Aktualisht “Mancester City” në tabelën e klasifikimit ndodhet 12 pikë larg “Chelsea”e vendit të parë dhe numëron shtatë humbje nga tridhjetë e tre takime të luajtura deri më tani me Guardiolën në stol në të gjithë kompeticionet.

Gjatë verës,trajneri katalanas iu dha mundësia të shpenzonte shuma të mëdha parash, plot 194 milonë Euro, në mënyrë që Citinenz të luftonin denjësisht në të gjitha kompecionet ku ata marrin pjesë, por deri më tani rezultatet kanë qenë larg pritshmërive.

Revolucioni do të nisë duke ulur moshën mesatare të futbollistëve, si dhe duke larguar një numër të madh lojtarësh. Gjithashtu vëmendje të madhe do ti kushtohet dhe akademisë të rinjve, ku do të vëzhgohen me kujdes talentet e së ardhmes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty + 15 =