Kampioni Qerimaj hedh akuza tejet të renda ndaj Presidentit

KryesoreSport
387
0
sample-ad

“Dhunon një femër sportiste të Kombëtares, bën korrupsion, thyen ligjin, fut njerëz në amabasadën amerikane për vizë, që nuk janë pjesë e Federatës…”

Kampioni shqiptar i peshëngritjes në Evropë, Erkand Qerimaj, ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj Presidentit të ri të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Qerimaj shprehet se është dhunuar një femër sportiste e Kombëtares dhe nuk ka asnjë reagim nga Gjoza.

Ndërsa shkon edhe më tej, kur shkruan se presidenti i ri dhunon femrat, bën korrupsion, thyen ligjin, fut njerëz në ambasadën amerikane për vizë që nuk bëjnë pjesë në Federatë.

“Dhunohet nje femer sportiste e Kombetares, dhune fizike, ku eshte reagim, ku jane shoqatat kundra dhunes ndaj femrave, ca duhet ndodhi nuk e kuptoj qe te kete reagim, Elez Gjoza dhunon femrat, Elez Gjoza ben korrupsion, Elez Gjoza thyen ligjin, Elez Gjoza fut njerez ne amabasaden amerikane per vize qe nuk jane pjese e Federates, Elez Gjoza sulmon sportistet e Kombetars qe ngrejne flamurin! Ca Duhet te beje me ky njeri qe te kete reagim?? Reagoni mos u beni dele!.”, shkruan Qerimaj.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × two =