Thellohet përplasja në Federatën e peshëngritjes

KryesoreSport
693
0
sample-ad

Federata shqiptare e peshëngritjes është përfshirë në një luftë mes sportistëve dhe drejtuesve të Federatës. Pas peshëngritësit Sopot Sula, akuza në drejtim të presidentit Elez Gjoza së fundi ka hedhur edhe Erkand Qerimaj. Përplasjet në distancë kulmuan të enjten, kur Qerimaj dhe Gjoza u gjendën përballë njëri-tjetrit në funeralin e Ymer Pampurit.

Megjithatë duket se polemika nuk është mbyllur ende, pasi në adresë të kreut të institucionit drejtues të peshëngritjes sot kanë ardhur akuza edhe nga presidenti i Federatës së Kick & Thai Boxing, Arbis Vjerdha.

Përmes një postimi në “Facebook”, ky i fundit e akuzon Gjozën se ka qenë i përfshirë në ryshfet edhe me arkivole në kohën kur ka qenë drejtor dogane.

Postimin e Vjerdhës e ka shpërndarë në profilin e vet edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj, me komentin: “Presidenti i Federatës Kick & Thai Boxing, sportisti dhe kampioni i madh Arbis Vjerdha, na pasqyron një realitet të hidhur.

Erkand Qerimaj postimi Fb

Postimi:

“Një person e bleu vendin e punës me miqësi, lek e poshtërsi dhe me një shkelm bythëve nga një parti dhe filloi punë drejtor dogane. Ngaqë ishte dru nga trutë, nuk dinte as me vjedh, u tha padronëve që nuk po fitoj asgjë, nuk më del asgjë.

‘Si more, ça thua? Po a s’je në binarë o njeri? Ti duhet të kalosh mallrat si të dorës së dytë, të përdorura, dhe të marrësh nën dorë pjesën tënde’.

‘Ouuuu???? S’e dija mo!’.

Filloi zotëria duke mjelë punën mirë e më mirë çdo ditë derisa filloi të bëhej dhe qesharak me mallrat që kalonte si të përdorura. Por më e forta e shekullit ishte një ngarkesë me arkivole që ky i shkroi si ‘të përdorur’ dhe kjo jo vetëm ra në sy të hetimit dhe antikorrupsionit, por u bë legjendë neper gjithë administratën shtetërore dhe e tregonin në formë barsolete neper zyrat e administratës.

Ky personi që fut në doganë arkivole të rinj dhe i shkruan për të përdorur për të marrë ryshfet është presidenti i Peshëngritjes, Elez Gjoza.

Fajin e ka ministria që e lë aty atë njeri”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − eight =