Ilir Meta rihedh ne sulm ushtrine virtuale

AktualitetKryesoreOpinion
353
0
sample-ad

Nga: Arber DALMATI –

Implementimi përmbajtësor i sentencës “hidh gurin e fshih dorën” ka qenë, është dhe, nga sa duket, do të mbetet boshti i politikës së Ilir Metës, partia politike e të cilit, sikurse dikur në koalicion me Partinë Demokratike të Sali Berishës, vijon ta aplikojë këtë version edhe në bashkëpunimin me aleatin prijësor të koalicionit të majtë, Partinë Socialiste të Edi Ramës.Bindesh për këtë po të ndjekësh artikulimet më të fundit të përfaqësuesve të LSI-së, artikulime që kalojnë herë nga goja me dhembë të rralluar e Petrit Vasilit, zëvendësit të parë politikë të kryetarit Ilir Meta, herë nga gojët e këshilltarëve që vetëm këshilla nuk besohet se i japin prijësit Meta, apo zëdhenësave të institucioneve të administruara nga LSI.

I gjithë ky regjiment, veçanërisht javët e fundit është zgjidhur nga zinxhirët duke u urdhëruar të hidhte në sulm, diku virtual e diku live, për ti bërë shantazh qeverisë Rama të mos  harroj se pa të nuk është e mundur të vijoj jo qeverisjen aktuale por as të drejtën për të rikonfirmuar mandatin e dytë në pas 18 qershorin 2017.

Për ta përligjur konkluzionin mjaft të rikthehemi tek disa deklarata e qëndrime të përfaqësuesve të LSI-së së Metës, në Parlament e Qeveri, të tilla si ajo e  tetorit 2016 e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, lidhur me nxjerrjen e ushtrisë për të luftuar fenomenin e kultivimit dhe tregtimit të kanabisit. Përveçse sulm pas shpine ndaj PS-së, prijëses së koalicionit të majtë qeverisës, ndër segmente potenciale të drejtimit të kësaj partie, deklarimi i lsi-stit Manjani, ndezi debate të tilla inatçore që natyrshëm ngrinin pyetjen: PS-LSI janë në bashkëqeverisje apo në opozicion. Domethenë Edi Rama në qeverisje dhe Ilir Meta në opozitë.

Dhe rasti Manjani nuk ishte as i pari e as i vetmi. Ai vinte pasi disa javë më parë, zvendësi i parë politik i Ilirt Metës, njëherësh dhe Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-se, Petrit Vasili , kishte reaguar kundër urdhërit të kryeministrit, Edi Rama për vendimin e kalimit të Spitalit të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, duke e vlerësuar atë si “hap prapa”. Tit Vasili i LSI i bënte të ditur qeverisë se ishte kundër dhe i kërkonte ta rishikonte me racionalitet vendimin e saj.

Me të njejtën dorë të Petrit Vasilit, LSI e Ilir Metës hodhi gura të ngjashëm edhe në muajt pasues, dhjetor 2016 e janar 2017, kur doli zyrtarisht kundër Qeverisë për dhënien me koncesion të laboratorëve spitalorë, duke e zyrtarizuar goditjen përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta njëherësh dhe kryetar i  LSI, që të pezullohet financimi prej 8 milionë euro për partneritetin publik-privat të parashikuar në buxhetin e vitit 2017.

Ka dhe të tjerë gurë të hedhur nga aleatja LSI ndër rrotat e pjesës socialiste të qeverisë Rama gjatë dhjetorit, si qënia kundër ligjit të plehrave dhe kundër atij të lokaleve të bixhozit etj., që po i lemë mënjanë, për tu ndalur tek ajo më e fundit e që lidhet me sjelljen në Tiranë për koncert të një pjese të instrumentistëve të orkestrës së Vjenës, të kryesuar nga talenti shqiptar Shkëlzen Dolli. Një iniciativë e vlerësuar si “brilante” kjo, nga jo pak personalitete diplomatike dhe intelektual të thjeshtë, por e kundërshtuar, madje e anatemuar me artikulim vulgar, nga LSI e Ilir Metës. Edhe për këtë rast qëlluesi me gurë ishte politikani gjitholog Petrit Vasili, i cili pa asnjë pikë turpi, duke pranuar faqe të gjithëve injorancën e krahasimit vulgar, u shpreh në ligjëratë të drejtë:

“Koncerti i Vjenës duhet të flasë shqip. Orkestra e RTSH mund ta bëjë këtë. Orkestra e RTSH është një formacion muzikor dinjitoz. “Danubin Blu” shqiptarët e kanë dëgjuar falë kësaj orkestre. Shkëlzen Doli dhe orkestra e RTSH e sjellin Vjenën në Tiranë. Qeleshet rrinë më mirë në kokën e shqiptarëve. Shqiptarët e pinë më mirë rakinë me fund” .

“Me reagimin e sotëm ndaj koncertit të organizuar në Pallatin e Kongreseve, për të cilin janë shpenzuar qindra milionë lekë, LSI duket se ka nisur një sulm frontal ndaj Qeverisë në të cilën bën pjesë”, konkludonin në mbyllje të tyre një seri komentesh e analizash mediatike të publikuara me këtë rast.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven − 3 =