Kush i administron pasuritë e "Eskobarit të Ballkanit"

AktualitetKryesore
347
0
sample-ad

Kelmend Balili, personi i njohur më së shumti me epitetin “Eskobari i Ballkanit”, rezulton të jetë një qytetar i zakontë, madje i varfër nga që nuk figuron të ketë asnjë të ardhur të depozituar nëpër llogari bankare.

Faktin e kanë konfirmuar burime nga sektori policor i krimit ekonomik, por edhe nga Krimet e Rënda, të cilat i thanë “Report Tv” se: nga verifikimet e deritanishme rezulton zyrtarisht se Klement Balili, përfaqësuesi i LSI-së ne postin zyrtar të drejtorisë së Transportit të Sarandës, rezulton të jetë person pa prona dhe pa llogari bankare në emrin e tij. Ky konkluzion ka ardhur pas më shumë se dy javësh hetimi pasuror paralel, me operacionin policor  për kapjen e Klement Balilit, i cili kërkohet si nga autoritetet e drejtësisë greke ashtu edhe ato shqiptare.

Në këtë trukim pasuror pyetja që mbetet pezull është: Kush i administron atëherë pasuritë e “Eskobarit të Ballkanit”? Ku gjenden të depozituara apo të investuara ato tjetër përveçse në investimin e resortit tre milion euro të ngritur në ish kampin e punëtorëve në Sarandë, në ceremoninë e të cilit u pjesëmorrë edhe kreu i Parlamentit dhe i LSI-së Ilir Meta?

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 5 =