Pikiata e euros dhe "fluturimi" i dollarit

EkonomiKryesore
317
0
sample-ad

Në tregjet ndërkombëtare monedha zyrtare e Bashkimit Europian shënoi nivelin më të ulët në 14 vjet ndaj rivalit të saj kryesor dollarit amerikan.

Analistët parashikojnë se shumë shpejt tregjet botërore mund të përballen me barazimin e vlerës së euros me dollarin amerikan, pra këmbimin e tyre në raportin një me një.

“Ing Group” një nga korporatat më të mëdha financiare të botës, mendon se tani barazimi i euros me dollarin është thjesht një çështje kohe dhe arsyeja janë diveregjencat në kursin e politikës monetare të dy ekonomive.

Pak ditë më parë rezerva federale në SHBA rriti normën bazë të interesit nga 0.5 për qind në 0.75 për qind.

Kjo lëvizje forcon dollarin amerikan, ndërkohë që në Europë, Banka Qëndrore Europiane po bën të kundërtën. Ajo vazhdon të injektojë masivisht likuiditet në tregje për të nxitur ekonominë, çka e dobëson euron.

Këto lëvizje janë pasqyruar plotësisht në tregun shqiptar, ku Euro ka arritur pikën më të ulët ndaj Lekut në më shumë se dhjetë vjet, ndërsa dollari ka shënuar një tjetër rekord duke u këmbyer rreth nivelit 130 lekë.

Dobësimi i euros ndihmon ata që kanë marrë kredi në këtë monedhe dhe i kanë të ardhurat në lekë. Po kështu i bën më të lira mallrat që Shqipëria importon nga Bashkimit Europian. Por në të njëtën kohë Euro e dobët godet kompanitë shqiptare që eksportojnë në Europë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 4 =