IN MEMORIAM për Agron Çobanin, gazetarin që la veten tek profesioni

AktualitetKryesore
294
0
sample-ad
Përvoja e tij e mbetur në pjesën më të shkëlqyer të arkivit të Radio Tiranës, të Televizionit Shqiptar, të gazetave dhe revistave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë si dhe refleksionet e veta deontologjike të lëna në librin dhe botimet e tjera…

Në datën 20 dhjetor 2012 në qytetin e Gjirokastrës, në sallën e njohur “Familjare” të ish –turizmit Hotel “Cajupi” në “Shesh të Cercizit” u zhvillua veprimtaria in-memoriam për gazetarin e njohur Agron Çobani. Midis të tjerëv, në këtë veprimtari në emër të kolegëve të Unionit të  Gazetarëve Shqiptarë, kryetari këtij Uninioni, lexoi tekstin e mëposhtëm të cilin po e risjellim si një përkujtimore për “Gazetarin që la veten te profesioni i vet”, sikundër e titullonte ligjërimin z. Çipa.
QYTETI NDERON GAZETARIN QË LA VETEN TE PUNA DHE PROFESIONI I VET
Nga: Aleksandër Çipa
Në një qytet që mbetet kandil i pashuar përshpirtja, ka gjithmonë bekim.
Ndërsa në një botë njerëzore që lartohet si minare dashuria e drejtë njerëzore për Njeriun, atëhere mund të thuhet se jeta është e meritueshme. Sot në një akt të tillë nderues për gazetarin e papërsëdytshëm Agron Cobani, Gjirokastra dhe Bashkia e saj dëshmohen besnike të vetvetes, pra të vetisë gjirokastrite.
Shpesh është thënë se Gjirokastra është qyteti i emrave të shquar, për të cilët fatlumtësisht jo vetëm qyteti, por krejt atdheu ynë shenjohet në njohjen. Është qyteti që i shton njohjen globale Shqipërisë. Por Gjirokastra është qyteti që jo simbolikisht, por historikisht do të mbetet kontribuesi më i shkëlqyer në historinë dhe përvojën e gazetarisë kombëtare.
Zoti kryetar, zotërinj këshilltarë të qytetit tonë,
Ju sot keni firmosur dhe akorduar një titull meritimi për një gazetar, i cili mungesën fizike të qenies në këtë tokë dhe botë , e eklipson vijueshmërisht me atë c’ka bëri gjatë jetës së vet profesionale.
 Agron Cobani është një zë  jo i shpërndarë në etër për radion dhe ekranin  shqiptar në tërësi. Janë disa cilësi të larta profesionale dhe mbi të gjitha njerëzore që u mishëruan në emrin e antologjizuar të historisë së gazetarisë sonë. Është një zë dhe emër përvoje. Është ashtu sic e cilësonte së lashti Seneka: Njeriu që e bëri veten të kapërcyeshme nga vetja.
Në ditën e sotme në Gjirokastër, ne brezi pasardhës i gazetarëve që e bënë të pashueshëm kujtimin dhe cilësinë e veprës së tyre publicistike, sic ishin Zavalani. Merxhani, Meksi,. Etj.,etj., në vitet 30’ e 40’ e më pas shumë e shumë të tjerë që me shkrimtarinë dhe punën  e tyre gazetareske e klasifikuan qytetin tonë në krye të traditës dhe historisë së gazetarisë.
Përfshirja në listën e qytetarëve të nderit e gazetarit Agron Cobani, është shëmbëllesa e pastër e një nderimi që buron nga konstitucioni shpirtëror i një komuniteti dhe qyteti në tërësi.  Sepse në këtë qytet nuk cënohet kurrë hierarkia e trashëgimnisë dhe vlerave, e qytetarisë dhe vet’hesë, sic do të shpreheshin rilindasit.
Qytetari i Nderit i këtij qyteti është përfaqësuesi i cilësishëm  i kulturës dhe profesionalizmit shqiptar në media. Krijues  i rrallë i punës dhe kualifikimit redaksional në Radio-Televizionin shqiptar, për një periudhë disa  dekadëshe, i cili  krijoi në ato vite jo vetëm një marrëdhënie eksplicite me audiencën  kombëtare shqiptare, por mbarti edhe përgjegjësinë e një shërbestarie kombëtariste në hapesirën shqiptare dhe në atë ndërkombëtare ku jetonin dhe mendonin shqip , shqiptarët. Përvoja e tij e mbetur në pjesën më të shkëlqyer të arkivit të Radio Tiranës, të Televizionit Shqiptar, të gazetave dhe revistave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë si dhe refleksionet e veta deontologjike të lëna në librin dhe botimet e tjera, janë pjesa autentike e laboratorit dhe krijimtarisë, e përvojës dhe kontributit që mbetën të vlefshme për bashkëkohësit dhe pasardhësit e gazetarit Agron Cobani.
Në dokumentarët dhe reportazhet, në raportimet dhe sidomos refleksionet e lëna prej Agron Cobanit, pas qëndrimeve dhe vizitave të punës në Gjirokastër, kushdo që ka patur rastin t’i përcjellë dhe kushdo që ka kurreshtjen t’i ridëgjoje, do të verifikoje  atë lidhje spirituale që qënësia e tij kishte me qytetin dhe arealin gjirokastrit.
Matanë kësaj dite, gazetarët shqiptarë, por sidomos  ata që si edhe unë, kanë një lidhje ngjasuese me atë lidhje dhe shkëmbim  shpirtëror që pati Agroni, do ta gjejnë të udhës të cmojnë këtë kulturë nderuese që reflekton Gjirokastra.
Në një nga laurimet  me cmimin prestigjioz të “Pulitcer”-it në gazetari, një koleg britanik shprehet:”Cmimi është unaza inkurajuese për profesionin që më duhet të pasuroj më tej.”
 Në rastin e sotëm të Agron Çobanit, nderimi postmortum i tij, është akti fisnik që kryen një qyetari si e qytetit të tij, për djalin që e la veten tek puna dhe profesioni. E lënçim në këtë mënyrë vetveten të gjithë ne gazetarët! I bekuar qoftë ky qytet që zotëron ndërgjegjen nderuese si askush tjetër!

Gjirokaster 20 dhjetor 2012

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 1 =