Edi Rama kërkon votat për ligjin e plehrave, me një darkë gala

KryesorePolitike
347
0
sample-ad

Në seancën e të enjtes Kuvendi mer në shqyrtim edhe ligjin e plehrave të rikthyer nga Presidenti, për miratimin e të cilit duhen 71 vota. Aktualisht, PS ka 60 vota deputetësh në grupin e saj..

Kreu i mazhorancës Edi Rama ka ftuar aleatët bashkë me deputetët dhe ministrat në një mbrëmje në Pallatin e Brigadave ditën e mërkurë në orën 19:30. Njoftimi i mëposhtëm ka mbërritur në adresën postare të deputetëve, ministrave si dhe të sekretareve të Metës e Idrizit:

Zonja dhe Zotërinj Deputetë, Zonja dhe Zotërinj Ministra, Me rastin e festave të fundvitit, një darkë gala do të shtrohet në nder të deputetëve dhe ministrave të koalicionit qeveritar, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Kuvendit, Z. Ilir Meta, Kryeministrit, Z. Edi Rama dhe Zv/Kryetarit të Kuvendit, Z. Shpëtim Idrizi, në Pallatin e Brigadave, ditën e mërkurë, 21 dhjetor 2016, ora 19.30. Ftesa vlen edhe për bashkëshortët. Do t’ju lutesha të konfirmonit pjesëmarrjen tuaj me apo pa bashkëshort, brenda ditës së hënë, 19 dhjetor”.

Në listën e email­eve mungojnë adresat e Vangjel Dules, Nard Ndokës, Amando Pregës dhe Tom Doshit. Nuk janë ftuar në këtë darkë, as deputetët Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi.

Darka gala zhvillohet ditën e mërkurë në darkë, një ditë përpara se në parlament të zhvillohet një seancë e veçantë për nga rëndësia dhe shpërndarja e votave parlamentare. Dekreti i presidentit që rikthen ligjin për importin e mbetjeve do të hidhet në votim. Nuk dihet nëse “dollitë” e së mërkurës, do të bëjnë të mundur që mazhoranca të unifikojë votat për këtë ligj kritik. LSI e ka kritikuar këtë ligj, edhe pse në 22 shtator votat e saj u shpërndanë, në pro, kundër dhe abstenim.

Pas reagimit publik dhe shkrimit të emrave të deputetëve në koshat e mbeturinave, nuk dihet se si do të vendosen përsëri votat.

Aktualisht, PS ka 60 deputetë në grupin e saj, duke përfshirë edhe deputetin Eduard Ndocaj. Veç këtyre, 4 deputetë të tjerë gjatë muajve të fundit, edhe pse jo zyrtarisht pjesë e PS­-së, kanë votuar sikundërse ka vendosur grupi i PS. Ata janë Tom Doshi, Armando Prega, Mirela Ferracaku dhe Mhill Fufi. LSI dhe PDIU, kanë respektivisht 20 dhe 5 deputetë. Nëse votat unifikohen, arrihet një shumicë prej 88 votash, duke përjashtuar Bashkim Finon që prej muajsh kurohet jashtë vendit. Ligji i mbetjeve në votimin e 22 shtatorit mori 63 vota. Rrëzimi i dekretit të presidentit kërkon 71 vota, komenton “Dita”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 − 7 =