Zbulohet mashtrimi i madh i Damir Fazlliçit me punët fantazmë

AktualitetKryesore
212
0
sample-ad

Investimi nëpërmjet të cilit biznesmeni serbo-kroat, i njohur si mik i familjes Berisha, rezulton te jetë përfitues i 1.7 miliard lekëve dhe 4 milion eurove kredi, është ai në Porto Romano…

Biznesmeni serbo- boshnjak, Damir Fazlliç, ka përfituar 1.7 miliardë lekë, apo 1.5 milionë euro padrejtësisht me anë të rimbursimit abuziv të TVSH-së, nga ana e institucionit të tatimeve.Ky fakt është evidentuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë.

Subjekti i përdorur për realizimin e kësaj skeme mashtrimi ka qenë “Crown Acquisitions”, e regjistruar në gjykatë në datën 20 shtator 2005, kur PD sapo kishte ardhur në krye të qeverisjes dhe Sali Berisha ishte kryeministër. Rasti në të cilin ka ndodhur abuzimi, sipas Prokurorisë, ka qenë ndërtimi i terminalit për produktet e naftës në zonën industriale të Porto Romanos. Pikërisht me këtë investim veç 1.5 milionë eurove me rimbursim nga shteti shqiptar, Fazlliç ka përfituar edhe rreth 4 milionë euro kredi, duke futur projektin në fjalë si garanci bankare për këtë shumë, raporton gazeta “Panorama”.

Nga veprimet që janë bërë në terren për këtë rast, Prokuroria konstaton se: “Pas verifikimit në vend në Porto Romano, në Durrës, mbi investimin e shoqërisë, u konstatua se nuk ekzistonte asnjë gjurmë e tij”, kjo referuar procesverbalit të mbajtur në datën 15 prill 2016 nga inspektori i kontrollit dhe inxhinierët.

Situacionet janë false dhe rimbursimi i TVSH-së është bërë për punë që realisht nuk janë bërë. Është administruar edhe një raport mbi kontrollet e kryera dy në vitin 2011 dhe një në vitin 2012, të cilat janë kryer me kërkesë të vetë subjektit me qëllim rimbursimin e TVSH-së, theksohet në kallëzimin e bërë nga Tatimet në Prokurori.

Nga të tria kontrollet jo vetëm që nuk është konstatuar falsiteti dhe moskryerja e punimeve dhe shpenzimeve, por janë kryer rimbursimet me tri këste në total me vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. “Crown Acquisitions” është e dyta herë që del në vëmendjen e publikut. Në muajin prill 2015 Gjykata e Tiranës vendosi bllokimin e kompanisë së biznesmenit serbo-boshnjak në Porto Romano.

Mësohet se bllokimi i aseteve ka ardhur si pasojë e mosshlyerjes së kësaj kredie ndaj një banke të nivelit të dytë. Dyshohet se Fazlliç ka vënë në veprim një mekanizëm të pastër mashtrimi, pra thjesht e ka përdorur shoqërinë për të marë kredinë dhe rimbursimin e TVSH.  Damir Fazlliç njihet për lidhjet e forta me familjen Berisha dhe shihet gjerësisht si mbështetës i kreut aktual të PD-së, Basha, prej ardhjes së tij nga Tiranë nga Kosova në 2005. Vajza e ish-kryeministrit Berisha është akuzuar gjithashtu për aferën e Fazlliç me Porto Romanon, citon gazeta “Dita”..

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − 2 =