PD shfrytëzon deputetin Selami për të sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën

KryesorePolitike
287
0
sample-ad

Veç rastit “Selami”, PD akuzoi se konçensioni i dializës iu shit një klienti të LSI-së, por dhe për taksën e gazit e koncensionin e laboratorëve, duke vlerësuar se Meta bën “gjasme-amendamente” bllokuese.

Partia Lçvizja Socialiste per Integrim i eshte pergjigjur me Petrit Vasilin akuzave te PD-se se njeri nga deputetet e mazhorancës, duke e pasur fjalen per deputetin e LSI-se Shkelqim Selamin, fshehu të dhënat, nuk tregoi dënimin në Itali.

Basha te zgjedhi realitetin apo qiellin e shtatë. Basha te ndajë se ku eshte, ketu apo ne Hollande. Nuk kam pasur informacion per asnje deputet me rekorde te tilla. Jemi ne mbeshtetje totale te prokurorise per te zbardhur çeshtjen. Kushdo ka probleme me dekriminalizimin nuk eshte me pjese e LSI”, – tha Petrit Vasili.

Në një deklaratë për mediat, kreu i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj iu referua deputetit të mazhorancës, Shkelqim Selami kur tha:

“Ai ka fshehur të dhënat dhe nuk ka deklaruar një dënim në Itali për trafik qëniesh njerëzore”, – tha Aliebaj.

Vetë deputeti Selami në një reagim i quajti këto akuza thjesht broçkulla.

“Llumi që nuk do miratimin e vettingut hedh akuza të tilla”, e i deklaroi ai TV “News 24”, duke sqaruar se në vitet ‘90 ai ka shkuar disa herë në muaj në Itali për biznes dhe nuk është ndaluar asnjëherë.

“Jam njohur me dokumentin në fjalë në vitin 2007 kur ishta me pushime në Itali. Vendimi i gjykatës u pushua sepse ishte i falsifikuar”,-  thotë Selami, sipas të cilit, “qentë le të lehin, karvani do shkojë përpara”.

Partia Demokratike e ka sulmuar sot disa herë fort LSI-në. Veç rastit “Selami” PD foli sot edhe për konçensionin e dializës, që sipas saj, iu shit një klienti të LSI-së. Edhe për taksën e gazit apo koncensionin e laboratorëve, duke vleresuar se Meta bën “gjasme-amendamente” bllokuese. Ja deklarata e PD-së:

“Partia Demokratike është kundër konçesionit të laboratorëve. Ka qenë dhe është kundër konçesionit të dializës. Ka qenë dhe është kundër konçesionit të sterilizmit. Ka qenë dhe është kundër konçesionit të kontrollit mjekësor. I ka denoncuar të gjitha këto konçesione dhe ka luftuar kundër tyre.

Gjasme-amendamenti buxhetor i LSI-së, për konçesionin e laboratorëve në shëndetësi, nuk e ndalonte konçesionin e laboratorëve, dhe nuk kishte asnjë vlerë ligjore. Vendimin për konçesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër konçesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në.

Gjasme-amendamenti kundër konçesionit, ishte një manovër propagandistike e Ilir Metës për të bërë gjasme sikur mendon për popullin, pra ishte një gënjeshtër.

Po afrohen zgjedhjet dhe është koha kur Ilir Meta bën sikur nuk ka qenë në qeveri katër vjet. LSI është bashkëautore e të gjitha vjedhjeve, konçesioneve dhe abuzimeve të qeverisë Rama-Meta, nga një pjesë e të cilave LSI ka përfituar direkt. Nëse Ilir Meta është për interesin publik, nuk do kishte bërë pazar me taksën e gazit. Nëse Ilir Meta është për interesin publik, le të ngrejë zërin kundër koncesionit të dializës që u shit për dy lekë tek klientët e LSI-së.

Sot ka vetëm një zë në interes të publikut në Shqipëri: kjo është opozita. LSI dhe PS janë dy faqe të një monedhe, nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, ndajnë bashkë atë që grabisin nga populli”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × one =