Fraza që oficeri spiun i Policisë i tha të shumërkuarit Klement Balili

AktualitetKronikeKryesore
349
0
sample-ad

Vetëm pak minuta përpara se forcave speciale të Policisë së shtetit do të ndërhynin në vendin ku gjendej i strehuar Klement Balili i njohur si “Eskobari i Ballkanit”, për ta arrestuar, pra mëngjesin herët të së shtunës, ky është njoftuar nëpërmjet celularit për t’u larguar, nga një oficer i policisë lokale.

Faktin e konfirmon për “Report Tv” burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat i referohen përgjimeve të disa numrave telefonike, të bera mes tyre dhe të afërmve të Balilit. Mirëpo cila është fraza lajmëruese.

“Alo, thuaj të lëvizë se po vijnë ata”.

Kaq, vetëm kaq ka qenë biseda e përgjuar, e bërë pak çaste pas hyrjes së Policisë në banesën ku Balili strehohej e që përbën provë të vlefshme për Prokurorinë.

Një ditë pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu, që e vlerësoi mosarrestimin i Balilit është një dëshmim i institucioneve shqiptare, përfaqësues të ambasadës amerikane mes tyre dhe prokurori antikorrupsionit Gjon Juncaj ka trokitur sërish në zyrën e Llallës ku për plot 60 minuta është diskutuar për një sërë çështjesh.

Burime për “Report Tv” sqaruan se prokurori ka informuar së ashku me vartësit e tij përfshi dhe zyrën e marrëdhënieve me jashtë që ka bashkëpunuar me DEA-n në rastin e Balilit për të gjithë procedurën e ndjekur. Po ashtu thanë burime janë vënë në dispozicion të gjitha procedurat e urdhër arrestit dhe janë njohur me hetimet për dekonspirimin e operacionit të së shtunës, kur rezulton se të afërmit e Balilit janë njoftuar nga një grup policësh në Sarandë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 − 16 =