"Eskobari i Ballkanit" trazon ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani

AktualitetKryesore
239
0
sample-ad

Në deklaratën e djeshme për shtyp,  Ambasadori amerikan u shpreh se rasti Klement Balili, i gjithënjohur nga organet kompetente si “Eskobari i Ballkanit”, ishte dështim i të gjitha institucioneve përgjegjëse shqiptare, të cilat, për muaj e muaj me rradhë, nuk ja kanë dalë të arrestojnë njeriun e shumëkërkuar, që mbrohet nga segmente te caktuara të shtetit.

Ministri i Drejtësisë,  z. Ylli Manjani ka reaguar sot ndaj kësaj deklarat, nga Forumi Ministerial për Ballkanin Perëndimor për Çështjet e Drejtësisë dhe ato të Brendshme, ai u shpreh:

“Mbështes plotësisht shqetësimin e shprehur ditën e djeshme nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu, dhe gjej rastin t’ju informoj se mostrajtimi apo trajtimi i gabuar i kësaj çështje nuk mund t’i barazojë institucionet e shtetit në përgjegjësi. Ligji shqiptar përcakton qartë se kush arreston, kush ndalon, kush akuzon dhe kush dënon persona të përfshirë në shkeljet e ligjit”.

Mesazhi i minsitrit të Drejtësisë vjen në të njejtën ditë kur Policia ka ndërmarrë inisiativën e konfiskimit e “Santa Kuarantas”, një resort ky, që Balili ka ndërtuar në ish kampin e punëtorëve në qytetin e Sarandës, vlera e investuar e të cilit përllogaritet në rreth tre milion euro. Në inagurimin e këtij resorti, tepër-tepër luksoz, ka marrë pjesë edhe kryetari i LSI dhe i Parlamentit shqiptar, Ilir Meta, i cili, sikurse duket në foton poshtë, ka prerë shiritin. Ka dyshime të bazuara se është ngritur me para të pista, të hedhura në investim për tu pastruar, ka komunikuar Policia e Shtetit.

Në të njejtën kohë, forcat operacionale të Policisë vijojnë kontrollet pë zbulimin dhe kapjen e Klement Balilit, i cili përveçse pjesë përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) ka shërbyer edhe si drejtor i Transportit, post në të cilin përfaqësonte këtë forcë politike.

santa-quaranta

Në foto: Kryetari i Lëvisjes Socialiste për integrim duke prerë shiritin e inagurimit të “Santa Kuarantas”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 + eleven =