Policia nuk e lejon deputetin Sali Berisha të jetë jashtë ligjit

AktualitetKronikeKryesore
467
0
sample-ad

Në zbatim të një urdhëri të lëshuar nga Kuvendi i Republikës, me kërkesë të Komisionit hetimor për aferën CEZ, forcat e Policisë së shtetit kanë shkuar paraditen e të hënës në banesën e deputetit Sali Berishës, për ta marrë me forcë që të dëshmojë në lidhje me procesin  eprivatimit të CEZ. Marrja forcërisht e tij është urdhëruar pasi duke vijuar qënien e tij disa dekadashe person jashtë ndëshkimit ligjor, ky deputet e ka injoruar disa herë paraqitjen para Komisionit parlamentar hetimor të kësaj çështjeje. Pas kërkimeve në shtëpinë e tij, Policia nuk e ka gjetur dëshmitarin e kërkuar Berisha. Për këtë përfundim Policia i ka dresuar një letër shpjeguese drejtuesit të Komisionit hetimor parlamentar të dosjes CEZ, Taulant Balla, në të cilën raportojnë se ata kishin trokitur në derën e Sali Berishës, por atë nuk ua ka hapur njeri. Gjithsesi kësaj mungese, pak më vonë, deputeti Sali Berisha është paraqitur vetë në Komision, për të shmangur një shoqërim nga ana e Policisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − seven =