Komisioni hetimor i aferës CEZ tmerron Berishën, që zgjedh si mbrojtje fyerjet

AktualitetKryesorePolitike
238
0
sample-ad

Komisioni hetimor i aferës OSSH-CEZ ka ndezur replika shumë të ashpra midis, deputetit në detyrë Sali Berisha, ish-kryeministër i kohës së privatizimit të OSSH nga CEZ çekia, i thirrur për të dhenë shpjegime, dhe kreut të Komisionit hetimor parlamentar, Taulant Balla. I pozicionuar qysh në nisje të dëshmive jo në rolin e dëshmitarit, sikurse e kërkonte tagri i thirrjes, Berisha zgjodhi të mbrohet duke bërë sulmuesin dhe lëshimin e akuzave të formuluara me fjalë fyese. Këtë strategji ai e luajti për më shumë se tre orë duke mos dhenë asnjë dëshmi që ti ndohmojë zbardhjes së të vërtetës. Tabela e drejtëpërdrejtë e qitjes me shprehje deri dhe të ulëta fare, nga ana e tij ishin dy protagonistët Taulant Balla, kryesuesi i Komisionit parlamentar hetimor te çështjes CEZ, si dhe kryeministri Edi Rama. Si shprehje refren adresuar Taulant Ballës spikati:”Shpifës, në çdo fjalë ti vetëm shpif, je fytyra e vërtetë e Edi Ramës”, ndërkohë që “burgu dhe kalbja në burg” ka qenë adresimi i Berishës ndaj Edi Ramës. Ja disa nga replikat midispalëshe”

Berisha: Nuk mundet kurrë të përdhoset betimi para një shpifësi ordiner. Nuk ka autoritet, moral, kredenciale të marrësh asnjë betim derisa je i dënuar me vendim të formës së prerë.

Balla: Gjeneralitetet nuk i thoni dot. Interpretimi i dhënë nga kreu i Kuvendit është shumë mirë i hartuar. Kuvendi ka një praktikë të konsoliduar për këtë çështje në një komision tjetër hetimor parlamentar në 2006, ku hetohej Prokurori Dhori Sollaku, i cili ka këkuar përjashtimin e zotit Astrit Patozi.

Berisha: Në çdo fjalë vetëm shpif, je fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Balla: Kam fytyrën që më kanë dhënë prindërit e mi dhe jam krenar për ta.

Berisha: Po lexon shpifje dhe trillime me të cilat ka një qëllim, të shpëtojë Edvin Kristaq Ramën nga së paku 35 vjet kalbje në burg për vjedhjen monstruoze që u ka bërë shqiptarë duke përjashtuar çdo procedurë dhe firmosur marrëveshjen për të ndarë me CEZ 620 milion euro, për vjedhjen monstruoze me të cilën i fali CEZ 3.2 miliard dëme Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare. Ky që flet është shpifësi ordiner. Si nuk skuqeni ju, apo është siçilist dhe ja falni ju atij.E dëgjuat 5 herë që thatë nuk është i dënuar. E patë vendimin e dënimit? E kuptoni që ju nxin dhe ju ai, pse nuk bëni një reagim?Jeni të korruptuar politikisht, ky është korrupsioni politik.

Balla: Zoti dëshmitar a keni dijeni që ka filluar procedura e privatizimit pa bërë kuadrin rregullator gati, pa bërë legjislacionin gati dhe pa ditur vlerën e asetit publik që po privatizohej?

Berisha: Mender shpikës, je i vetmi mender shpifës. Nuk mund ti thuhet kurrë zotëri shpifësit, i thuhet me nder se është i dënuar.Je në konflikt interesi.

Balla: E zgjidhëm këtë  çështje.

Berisha: Pusho, asgjë nuk zgjidhe.

Balla: Ju kujtoj dhe paralajmëroj për detyrimin dhe përgjegjësinë që ka dëshmitari për të thënë të vërtetën, me përjashtim kur është i mitur deri në 14 vjeç. Ju nuk jeni i mitur.Do jepni ndonjë përgjigje? Mund të thuash që nuk kam dijeni. Keni dijeni për këto që ju pyeta?Është dëm 414 milion euro, nuk keni asgjë për thënë.

Berisha: Do të heqin nga lista.

Balla: Lëri listat, ke gjë për të thënë për dëmin 414 milion euro?

Berisha: Je i dënuar me nenin për shpifje të ndyra.

Bode: Në paranjoftuam se e gjithë kjo që bëni me zotin Berisha është terësisht manovër politike që synon të devijojë hetimin në një Komision tjetër që e ngritët ju paralel me Komisionin tonë.Ju sot nuk jeni duke bërë pyetje për të marrë sqarime për çështje që është në dijeni.Me audite të turpshme dhe bëni pyetje të kundraligjshme, që nuk përputhen me ligjin.E pyesni dëshmitarin a ke dijeni për humbje apo shkelje, për borxh të keq. E dini që këto pyetje janë të jashtëligjshme?

Balla: Ku e bazon këtë?

Bode: Ligji i privatizimit. Ai thotë që vlerën e humbjeve në rrjet do ta përcaktojë një audit ndërkombëtar i pranuar nga të dyja palët, qeveria dhe ai që erdhi të blejë pasurinë.Nuk je ti që përcakton se kush është humbja.

Balla: Dakord.Çojeni dhe këtë në Kushtetuese.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × one =