Tre moskëtierët e gjyqësorit që i dhuruan lirinë Lulzim Berishës

Uncategorized
303
0
sample-ad

Pasi më parë u njoftuan se me një vendim të fundit të Gjykatës së Apelit të Durrësit, shtetasi Lulzim Berisha, ish kryesuesi i një bande të rrezikëshme kriminale me qendër në qytetin e Durrësit, fitoi lirinë me kusht, gjithkush është kuriozë të dijë se  kush është trupi gjykues, i cili vendosi lirimin e Berishës, banda e të cilit akuzohej për vrasje dhe trafik droge?

Sipas “Balkan Web”,  kryesues i trupës gjykuese ka qenë Arben Vrioni, ndërsa anëtarë kanë qenë gjyqtarët Petrit Çeno dhe Anita Mici. Sipas vendimit të tyre, i dënuari  fillimisht me burgim të përjetshëm dhe më pas me 25 vite burg, është liruar me kusht me arsyetimin se ka kryer 3/4 e dënimit të 25 viteve burg, si dhe për sjellje të mirë. Këtë vendim Prokuroria ka vendosur ta apelojë, ndërkohë që mësohet se ndaj vendimeve të gjyqtares Mici, Prokuroria ka bërë dhe më parë apelim, nga që i ka vlerësuar lirimet e të pandehurve si raste flagrante të shkeljes së ligjit. Kujtojmë se rasti i fundit i përket ish-Inspektorit të Mjedisit në qytetin e Durrësit i arrestuar në flagrancë për korrupsion.

Më 13 nëntor 2013 ishte gjykatësja Anita Mici e cila firmosi pafajësinë e Enver Stafukës duke e lënë atë të lirë dhe pse ai së bashku me Gentjan Bejtjan u akuzuan për vjedhjen e automjetit BMW, mjet i cili u gjet një ditë pas vrasjes së Dritan Lamajt.

Anita Mici prej 11 vitesh është emëruar në radhët e gjyqtarëve, teksa pas mbarimit të Magjistraturës në grupin 2004-2005 ajo fillimisht është emëruar në Shkodër për t’u transferuar në 2010 në Gjykatën e Durrësit.

Ndërkohë edhe Arben Vrioni ka një karrierë të gjatë në gjyqësor, më herët ka qenë edhe kryetar i Gjykatës së Elbasanit. Sa i takon Petrit Çenos, ai është më i njohur për publikun për shkak se ka qenë edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Ndërkohë që më herët ai kishte kërkuar lirinë me arsyetimin se “vuante nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohej jeta po të qëndronte në qeli”.

Berisha, një prej njerëzve më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri, është liruar të martën më 6 dhjetor nga Gjykata e Apelit Durrësit në një proces larg vëmendjes së mediave dhe ndaj tij është vendosur “lirim me kusht” për 5 vitet e mbetura të dënimit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − four =