Komisioni i Reformës zgjedhore del jashtë loje

AktualitetKryesorePolitike
323
0
sample-ad

Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i ka përfunduar afati i vendosur nga Kuvendi për të përfshirë në ligjin elektoral rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke dalë kështu jashtë loje.

Por bashkëkryetari socialist i këtij Komisioni, në një intervistë për televizionin “Klan” thotë se i ka kërkuar Kryeparlamentarit shtyrjen e funksionimin e tij edhe për 60 ditë të tjera, edhe pse në afro një vit të punës së tij nuk është arritur të miratohet asnjë nga rekomandimet e kërkuara.

Taulant Balla fajëson opozitën se nuk është shprehur për asnjë nga propozimet që mazhoranca ka bërë, pasi sipas tij, ajo është kundër rekomandimit kyç, atij për depolitizimin e komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë. Balla bën, gjithashtu,  të ditur dhe propozimet konkrete që socialistët kanë bërë, për mënyrën sesi KZAZ dhe Komisionet e Qendrave të Votimit mund të jenë apartiake.

Sa i takon propozimit të demokratëve që financimi i partive të jetë 100 % me të ardhura të buxhetit të shtetit, socialistët janë kategorikisht kundër, ndërsa për kërkesën e tyre për votim dhe numërim elektronik janë të hapur për të pranuar të aplikohet në një nga qarqet që do të zgjedh opozita./klan

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 + four =