Skandali i trukimeve, UEFA mendon ndëshkim më të ashpër për Skënderbeun

Sport
609
0
sample-ad
skenderbeu

Një vit dënim mund të mos jetë mjaft për Skënderbeun. Klubi korçar mund të ndëshkohet edhe më rëndë nga UEFA, të paktën siç kuptohet nga deklaratat e zyrtarëve të futbollit europian. Për rastin e kampiones së Shqipërisë ka folur Emilio Garsia, shefi i Departamentit të UEFA-s për Integritetin dhe Disiplinën. “Organet disiplinore të UEFA-s po marrin në konsideratë masa disiplinore të vërteta”, – tha ai, ndërsa ishte i thirrur në një panel kundër manipulimit të ndeshjeve në Konventën Ndërkombëtare të Sportit në Gjenevë. Garsia shpjegoi se çështja kundër Skënderbeut nisi me dyshimin për trukimin e dy ndeshjeve eleminatore në Ligën e Kampionëve, dhe të dy ndeshjeve në fazën e grupeve në Ligën e Europës. Garsia theksoi se “kjo ishte hera e parë kur ne ishim në gjendje të tregonim përpara Këshillit të Arbitrazhit Sportiv një seri të gjatë raportimesh”. Zyrtari i UEFA-s shtoi se shifrat nuk gënjejnë dhe po ashtu as luhatjet në baste. Skënderbeu u dënua me 1 vit përjashtim nga Europa, ndërsa ende nuk është e qartë se çfarë ndëshkimi tjetër mund të marrë UEFA ndaj tij.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 + 7 =