Grekët apo Manjani "përkthyen" dosjen e Klement Balilit?!

Kryesore
228
0
sample-ad

Aleksios Kugias kontaktoi me Televizionin Klan, duke pretenduar se në dosjen prej 10 mijë faqesh ku përmendet klienti i tij nuk ka asnjë provë. Sipas tij, edhe në Greqi çështja është ende nën hetim megjithëse ka disa të arrestuar dhe që po mbahen në burg.

Avokati me seli në Athinë thotë gjithashtu se vetëm dorëzimi i dosjes te autoritetet shqiptare nuk justifikon arrestimin e Balilit, pasi së pari dokumentacioni duhet studiuar nëse është i mbështetur në prova. Sa u përket provave avokati i ish – kreut të Transporteve të Sarandës thotë se asnjë prej të arrestuarve nga policia greke nuk ka përmendur emrin e Klemend Balilit.

“Studimi i dosjes së çështjes tregon se të gjithë të pandehurit e arrestuar në Greqi janë të huaj për Balilin, askush nuk e njeh atë dhe askush nuk pretendon se ai ka kryer ndonjë krim” – thotë avokati i tij për Televizionin Klan.

Sipas avokatit mbrojtës, e gjithë çështja ka prapavijë politike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, duke implikuar në këtë skenar edhe disa oficerë të policisë greke të lidhur me politikanë grekë.

Dosja në ngarkim të Klement Balilit mbërriti në Tiranë në 12 Nëntor më një korrier diplomatik dhe pas përkthimit nga greqishtja iu dorëzua Prokurorisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 2 =