Viti zgjedhor 2017 nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike

EkonomiKryesoreSociale
228
0
sample-ad

Kompanitë publike të sektorit të energjisë, OSHEE, OST dhe KESH janë në fazën e përgatitjes së aplikimeve në Entin Rregullator të Energjisë për ndryshim çmimi për janar-dhjetor 2017, por, kompania më e madhe e këtij sektorit e që ka impakt tek tarifat e konsumit me pakicë, OSHEE, mësohet se nuk do të kërkojë rritje të çmimit për vitin e ardhshëm.

Burimet pranë OSHEE-se bëjnë me dije se kompania ndodhet me balancë pozitive këtë vit, për shkak të miradministrimit në arkëtimet e energjisë, nga njëra anë, dhe motit favorizues nga ana tjetër, raporton Monitor.

Dy muajt e fundit OSHEE nuk ka importuar energji nga jashtë për të përballuar konsumin me prodhimin vendas nga HEC –et e kaskadës së Drinit dhe prodhuesit e vegjël të energjisë që tani e shesin prodhimin direkt tek shpërndarja.

Ekspertët e kompanisë pohuan se kjo situatë e ka përmirësuar balancën pozitive dhe kjo është ndër arsyet, që nuk do t’i kërkohet Entit Rregullator ndryshim çmimesh për vitin që vjen. Por kjo kërkesë e OSHEE-se, do të vihet në dileme nëse kompanitë e tjera të sektorit publik, KESH dhe OST do të kërkojnë rritje të çmimeve. Nëse ato kërkojnë rritje të tarifave dhe Enti Rregullator i pranon ato, atëherë edhe OSHEE mund të rishikojë pozicionin e tarifave, shpjegojnë të njëjtat burime.

Për periudhën janar –shtator fitimi i OSSHE pas taksave nga aktiviteti arriti në 7.3 miliardë lekë nga 9.3 miliardë lekë vitin e kaluar. Më 2015, arkëtimet u stimuluan shumë nga masat që OSHEE mori për arkëtimin e borxheve të vjetra, duke aplikuar lehtësi për ata që paguanin të gjithë shumën menjëherë.

Sipas rezultateve të 9-mujorit mësohet se fitimi që OSHEE ka paguar në arkën e shtetit ka qenë 1.28 miliardë lekë ose rreth 9 milionë euro, duke ndikuar pozitivisht në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × four =