Ripublikohet me kërkesë të lexuesve/ Veton Surroi, si Nard Ndoka i facebook-ut

AktualitetKryesore
468
0
sample-ad
Veton-650x358

Nga: Arbër DALMATI

– Në një shkrim të publikuar në të përditëshmen e familjes së vetë “Koha Ditore”, Veton Surroi, shkrimtari, publicisti, njëherësh dhe politikan i dështuar kosovar, paraqet “dekalogun” e tij për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri. Pavarësisht servirjes analitike që ai ofron si qasje, në dy-tre prej pikave logjika e tij të shkakton humorin e të ashtuquajturave “sentenca të filozofit popullor Nard Ndoka”.

Ja si shkruan Veton Surroi në pikën nr.2 të “dekalogut”:

“Kryeministri Rama nuk është anëtar i familjes kosovare. Nuk është vëlla i shqiptarëve të Kosovës. As shqiptarët e Shqipërisë, me një përjashtim, s’e kanë vëlla. Edi Rama e ka vëlla Olsin. Dhe ky është vëllai i tij i vetëm. Edi Rama nuk e ka vëlla askënd tjetër brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. Ky është parim i rëndësishëm, sepse komunikimi me të nuk mund të bëhet si me një vëlla. Dhe ky është parim i rëndësishëm, sepse për analizë racionale është e nevojshme të konstatohet se shqiptarët e Kosovës nuk janë vëllezër me shqiptarët e Shqipërisë…”.

Kjo është një logjikë minore që nuk do koment. Të ngatërrosh vëllazërinë biologjike me atë etnike, pra si bashkëkombësi, është pastërtisht naivitet të cilin Vetoni po na e shet si thjeshtësi shpjeguese, por budallallëku i tij VIJON edhe më tej në pikën nr. 3. Lexoni çthotë:

“…Shqipëria nuk është nënë e Kosovës. Kosova nuk e ka nënë Shqipërinë. Shqipëria nuk është nënë e asgjëje. Kosova nuk është e bija e askujt. Shtetet nuk janë nëna. As janë bij…”.

Kjo është logjika shemrake e Vetonit me atë të Nard Ndokës, se vetëm ai mund ta banalizoj çështjen duke i krahasuar Kosovën dhe Shqipërinë si bij dhe nënë biologjike.

Por. në fakt, “lepuri” i Vetonit fle gjetkë. Kushdo që e lexon “dekalogun” e tij e merr vesh se ai i është rikthyer tezës të cilën e ka mbartur që nga periudha e të qenit shtetas jugosllavë.

Shtypi.net/ EKSKLUZIVE/

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × two =