Lajmi më i fundit/ Tanket gjermane në kufirin me Rusinë

AktualitetKryesore
787
0
sample-ad

Ndërkohë që trupat ushtarake të NATO-s kanë nisur një stërvitje, që vlerësohet si më e madhja që prej “Luftës së Ftohtë”, mediat ndërkombëtare raportojnë se Gjermania do të dërgojë në kufirin me Rusinë edhe tanket “Leopard 2”.

tanket

Tanket do të stacionohen në Letoni, ka zyrtarizuar e saktësuar  Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, në mbledhjen e fundit të NATO-s. Në muajt në vijim, prania ushtarake e NATO-s në vendet në kufi me Rusinë, pritet që të rritet edhe më shumë. Gjermania, që ka marrëdhënia të ngushta ekonomike me Rusinë, e ka marrë seriozisht kërcënimin e sigurisë së vendeve të NATO-s nga Rusia dhe për këtë arsye, në Letoni do të vendosë qindra ushtarë. Bashkë me gjermanët, do të vendosen edhe ushtarë nga Franca, Belgjika dhe Kroacia

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 4 =