Deputeti Blushi e etiketon Edi Ramën: "fermer të kënetës së Rilindjes…"

AktualitetKryesore
565
0
sample-ad

“Kur Mimi Kodheli ishte prefekte dhe Edi Rama kryebashkiak ziheshin për copa letrash dhe ishte ai që i qetësonte dhe ata sot janë bashkë…”.

edi-rama-mimi-kodheli-640x445

Deptuteti Ben Blushi ka folur dje për decentralizimin e pushtetit vendor duke akuzuar qeverinë se po bën në fakt vetëm dekoncentrim. Ai tha se megjithëse bashkë me reformën territoriale duhet të vinte edhe decentralizimi, sot ende nuk është bërë dhe mësues, infermierë, policë trafiku emërohen ngas ministritë që janë politike. Blushi tha se roli i Prefektit aktualisht është zhbërë me rritjen e bashkive dhe mes 2 institucioneve ka përplasje, duke kujtuar një rast nga e kaluara.

ben blushi ne kuvend

Deptuteti Ben Blushi ka folur dje për decentralizimin e pushtetit vendor duke akuzuar qeverinë se po bën në fakt vetëm dekoncentrim. Ai tha se megjithëse bashkë me reformën territoriale duhet të vinte edhe decentralizimi, sot ende nuk është bërë dhe mësues, infermierë, policë trafiku emërohen ngas ministritë që janë politike. Blushi tha se roli i Prefektit aktualisht është zhbërë me rritjen e bashkive dhe mes 2 institucioneve ka përplasje, duke kujtuar një rast nga e kaluara.

Duke i kujtuar ‘padashje’ një nga punët që ka bërë, Blushi tha se kur Mimi Kodheli ishte prefekte dhe Edi Rama kryebashkiak ziheshin për copa letrash dhe ishte ai që i qetësonte dhe ata sot janë bashkë. Ai e quajti Ramën “fermer të kënetës së Rilindjes që ujit mendjen e vet me ujin e kalbur të Saliut”.
“A duhet që qeveria të decentralizohet apo duhet të dekoncetrohet. Ndryshimi mes të dyjave është i qartë. Decentralizimi është lënia e shumë kompetencave për pushtetin vendor ndërsa dekoncetrimi është lëshimi për ata që ke emëruar vetë. Bëmë reformë territoriale por jo decentralizim. Kush i emëron mësuesit? Ministria. Ministritë bëjnë politika, drejtoritë i zbatojnë, bëjnë tendera e emërime. I thashë ministrit që policët e trafikut t’ia linte bashkive. Policët kush i emëron? Ministria. Ky është thelbi i decentralizimit dhe dekoncentrimit.

Prefekti nuk bën më asnjë punë dhe ndoshta është i panevojshëm. Kam eksperiencë personale. Sa më të mëdha bëhen bashkitë aq më shumë zhbëhet roli i prefektit. Bashkitë kanë tendencë të mos e pyesin prefektin. Më kujtohet një histori e Mimit dhe Edit, që ziheshin për copa letrash. Më duhet të qetësoja njëherë-njërin e njëherë tjetrin. Tani janë bashkë aty”, tha Blushi.

Ish-deputeti socialist që pritet së shpejti të zyrtarizojë subjektin e tij tha se aktet që vijnë në parlament duhet të jenë më serioze pasi ato aktuale nuk kanë ndryshuar asgjë nga të mëparshmet. Ai akuzoi kryeministrin Rama se mburret me ato që nuk ka arritur.

“Aktet që vijën duhet të jenë më serioze. Nëqoftëse ky nuk do ishte thelbi i çdo akti dhe reforme që vjen në parlament, që merakoset ta lustrojë atë që ka qenë pa e ndryshuar thelbin e saj. E njëjta gjë ndodhi edhe sot. Doli kryeministri i Shqipërisë dhe foli gjatë. Sot kuptova që një nga sukseset ka qenë si të rregullojë raportin mes fermerit dhe grosistit. Mu duk si një fermer i kënetës së Rilindjes. Të gjithë jemi fermerë të mendjes sonë. Ky fermer i rilindjes kur fliste për kaq shumë suksese, pa asnjë efekt mu duk si një fermer që ujit mendjen e vetë me ujin e kalbur të Saliut”, tha Blushi.
Ai theksoi se në bujqësi nuk ka patur asnjë ndryshim pozitive e sipas tij, shqiptarët harxhojnë 800 milionë euro në vit për të blerë ushqime jashtë Shqipërisë.

“Sa sukses ka patur në bujqësi? Ka premtuar naftë për akcizë. Ky mburret për ato që s’ka bërë. Sot u mburr pse ka bërë naftë pa akcizë. Nuk ka naftë pa akcizë. Mburret pse nuk uli TVSH e imputeve bujqësore. Do e ulte në 6%, 20% është sot. Ca ndryshimi ka në bujqësi? Blen më shtrenjtë, shet më pak. 800 mln euro në vit harxhojmë për të blerë ushqime jashtë Shqipërisë”, tha Blushi.
Lidhur me ligjin e mbetjeve, Blushi kërkoi që dekreti i presidentit Nishani të shkojë sa më shpejt në parlament.

“U bë peripeci kjo çështja e mbetjeve. Nuk e kuptoj pse nuk e sillni dekretin që ta rrëzojmë ligjin? E dini pse nuk po vjen dekreti se duhet të negociojë PS me LSI për ta kaluar ligjin. Ai ligj duhet rrëzuar. Silleni ligjin në parlament ta votojmë.”- u shpreh Blushi. /BW/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − 6 =