Situatë apokaliptike, tre tërmete shkundin Italinë Qendrore (FOTO nga vendngjarja)

AktualitetKryesore
229
0
sample-ad

Lëkundjet e para të kishin një manjitudë 5.4 ballë, më pas u shënuan edhe më të fortat prej 5.9 ballë, ndërsa dy orë më pas një tjetër tërmet rreth 4.6 ballë, përmbylli atë situatë që nga autoritetet shtetërore u vlerësua “apokaliptike”…

222529515-cba9eb75-f0aa-4297-a427-3bca01081442

Vetë rreth dy muaj pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi rreth 300 viktima në Italinë qëndrore, tre tonditje të forta goditën të merkurën sërish qendrën e vendit.

Epiqendra këtë herë nuk ishte Amatrice, por Valnerina, jo shumë larg vendit ku u shënua katastrofa e 24 Gushtit. Të paktën dy persona mësohet se janë lënduar, por pa rrezik për jetën.

Lëkundjet rreth orës 19:00 ishin me një manjitudë 5.4, më pas rreth orës 21:00 u shënuan edhe më të fortat prej 5.9 ballë, ndërsa 2 orë më pas një tjetër tërmet rreth 4.6 ballë. Situata është përshkruar si apokaliptike nga autoritetet lokale. Shtëpi të shembura plotësisht, qyteti ynë ka marrë fund tha Kryebashkiaku i Visso-s, Giuliano Rinaldi.

Megjithatë fatmirësisht nuk viktima, pasi banorët kishin dalë të gjithë jashtë pas tërmetit të parë.

Sipas mediave italiane, paniku ka përfshirë të gjithë zonën e Italisë qendrore. Në Ancona njerëzit dolën në rrugë me frikë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Lëkundjet e tokës që goditën edhe Umbrian, u ndjenë nga zona e Toskanës në Bologna, ndërsa në Ascoli u ndërprere energjia elektrike. Ndërkaq është njoftuar që shumë shkolla nuk do të hapen ditën e enjte në zonat e prekura nga tërmeti.

222325527-6ad4b44d-421e-4fe5-bf99-bd872cf0c03f termeti 3              termeti 2 itali 222956658-acbc93fe-a49c-4f36-966d-4ba94693b3fd 224838186-1c9d18fe-8bf0-411a-adfe-22522c3f9f7a

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + 10 =