RTSH-ja e falimentuar e Thoma Gëllçit jep 330 milion lekë për kamera HD

AktualitetKryesore
337
0
sample-ad

RTSH drejtohet nga Thoma Gëllçi, dikur drejtues i gazetës”Zeri i Popullit”, i cili së bashku me stafin e vet të mercenarëve partiak kanë si mision punësimin e “shokëve”, “miqve” e militantëve dhe jo vizionin për t’i ofruar publikut informacion, kulturë, dhe emisione bashkëkohore…

Radio_Televizioni_Publik_Shqiptar

Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH) edhe pse është një nga institucionet me buxhet tepër të madh ,përveç vendeve të punës për militantët e partisë, nuk ofron pothuajse asgjë për taksapaguesit shqiptarë. Miliona lekë shpërdorohen për programe, emisione, pajisje dhe burime njerëzore por sërish mbetet një televizion në agoni dhe drejt falimentimit.

Së fundmi, në një përpjekje për tu modernizuar në të njëjtin hap me televizionet private, RTSH ka shpallur një tender me fond limit 334 milion lekë për blerjen e materialeve të nevojshme për të kthyer sinjalin nga SD në HD.

Sipas dokumentave shkresore të siguruara nga “Boldnews”: këto para do të përdoren për të blerë 4 kamera për përdorim në studio, 4 objektivë me definicion të lartë për kamerat e studios, kabull triax së bashku më konektorët për kamerat HD si, 3 monitor video LCD si dhe 4 display profesional full HD ndërsa garancia e të gjitha pajisjeve të jetë 2 vjet. (Shkarko shpalljen e tenderit)

Por RTSH-ja duket se është tashmë hapësira e braktisur, ku titullarët e përdorin për favore politike dhe paratë hidhen në lumë për asgjë, ku ka babëzi dhe aspak disiplinë, ku ka abuzime por jo respekt për punën, për fondet publike; ku ka paaftësi, por jo menaxhim, frymë, vullnet të mirë apo ambicie.

10 milionë euro shkojnë për të çdo vit nga buxheti i shtetit për RTSH. Çdo qytetar paguan brenda faturës së energjisë elektrike edhe tarifën prej 100 lekë në muaj për mirëmbajtjen e televizionit publik.

Por pavarësisht kësaj, Radio Televizioni Shqiptar është një kooperativë e dështuar. Askund tjetër nuk punohet kaq pak, nuk prodhohet kaq pak, askund tjetër nuk shpenzohen fondet së tepërmi dhe për më tepër nuk të ofron asgje tjetër përveçse propogandës qeveritare.

Jo pak herë RTSH është bërë pjesë e auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për abuzime me tenderat dhe fondet publike. Në qershor, RTSH u kthye në televizionin më të urryer për shqiptarët për shkak se nuk mundësoi kampionatin europian “France 2016” ku kombëtarja kuqezi merrte për herë të parë pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm.

thomai

Në foto: I pari majtas Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama dhe i pari djathtas Thoma Gëllçi, duke pirë birrën e zgjedhjes në krye të RTSH-së.

 

Rama e ktheu në RTSH të “Rilindjes”

“Do të mbarojë koha e ekranit të paradave të sukseseve qeveritare dhe do të fillojë koha e ekranit të informacionit e të kulturës qytetare“- ishte ky premtimi i kryeministrit Edi Rama në janar të vitit 2013, pak muaj përpara se ai të fitonte zgjedhjet parlamentare. Por pavarësisht premtimeve elektorale, sot RTSH është jo vetëm në rrënim por madje është kthyer në një vatër për të papunët të cilët janë militantët e partive politike në pushtet.

“Shqiptarët e shqiptaret nuk e meritojnë këtë ekran publik prej bote të tretë, i cili financohet nga xhepat e tyre dhe, por ka mbetur një gërdallë e vjetër komuniste në dispozicion të pushtetarëve të rradhës.”– vijonte më tej Rama përpara se të bëhej kryeministër.

Sot administrata e RTSH-së, drejtohet nga Thoma Gëllçi, një titullar i cili është militant i trashëguar i PS-së, dikur drejtues i gazetës”Zeri i Popullit”, organ qendror i Partisë Komuniste të Enver Hoxhës, i cili së bashku me zvendësit e tij mercenarë partish kanë si mision punësimin pa masë të “shokëve”, “miqve” e militantëve dhe jo vizionin për t’i ofruar publikut informacion, kulturë, dhe emisione bashkëkohore. Si Gëllçi, ashtu edhe ndihmësit e tij janë pjellë e urdhërave partiak të Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe aspak e meritokracisë. Të mos harrojmë se për të vendosur Thoma Gëllçin në krye të RTSH-së, socialistët e Edi Ramës dhe LSI-istët e Ilir Metës, arriten deri tek ndryshimi i ligjit të RTSH-së, një aksion ky i prirë nga deputeti Alfred Peza, i diplomuar në shkollën e oficerëve dhe i bërë gazetar me nam  e deputet falë përfshirjes në listën Rama…

Duke qenë prodhimtari e politikës, stafi i RTSH nuk po krijon pavarësi prej politikës, pushtetit dhe propagandës, por po qëndron afër mashtrimit, korrupsionit mediatik dhe manipulimit butaforik.

E shndërruar në një shtojcë të pushtetit aktual, RTSH i ka shërbyer verbërisht politikës, në misionin e saj të shkatërrimit të së vërtetës. Për vite me radhë, shkatërrimi i së vërtetës e ka ndarë me dhunë RTSH-në nga misioni i vet i mirëfilltë, që është shërbimi i shëndetshëm mediatik për publikun.

Dua të nënvizoj me forcë sot se Shqipëria nuk e meriton shfaqjen e turpshme që Televizioni Publik Shqiptar po jep përditë, duke cënuar dinjitetin e këtij vendi me injorancën, servilizmin dhe prapambetjen dëshpëruese”,– përfundonte premtimi i Edi Ramës në 2013 përpara se të vinte në pushtet.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five − 5 =