Presidenti Nishani i heq fare skrupujt, dekoron krushkën e Berishës

AktualitetKryesore
343
0
sample-ad
armina-15

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka hequr fare skrupujt e autoritetit të të qenit kreu i shtetit të të gjithëve, sakaq, kur i kanë mbetur edhe vetëm disa muaj nga dorëzimi i detyrës së lartë. Sikurse merret vesh, nëpërmjet një dekreti ai i ka akorduar titullin “Mjeshtër i Madh” shtetases Mimoza Mevlani, e cila as më shumë e as më pak është vjehrra e Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës, që do të thotë krushka e çiftit Sali dhe Liri Berisha. Fakt ky që e kompromenton Bujar Nishanin, i cili njihet tashmë si pjesë e dukëshme shërbestare e oborrit familjar të Berishajve. I tillë është edhe ky dekorim, që edhe nëse do ta konsideronim “të meritueshëm”, nëse Nishani do të kishin mbetur ca skrupuj, do të mjaftonte qënia e Mimoza Mevlanit pjesë e krushqisë së familjes Berisha,për të mos e firmosur dekretimin.

Në njoftimin zyrtar të presidencës, lidhur me motivacionin e këtij dekorimi, thuhet se: Presidenti Bujar Nishani i akordoi zonjës Mimoza Mevlani (Shaba) titullin “Mjeshtër i Madh”; “Për punën e shquar dhe vlerat e veçanta artistike të demonstruara si valltare dhe koreografe pranë Ansamblit të Ushtrisë; krahas kontributit të çmuar dhënë në përgatitjen dhe pjesëmarrjen e ekipit të vajzave shqiptare në Gjimnastradën e 14­ të Botërore, si dhe në vlerësim të veprimtarisë së saj të vyer prej aktivisteje të spikatur shoqërore”.

E theksojmë: Mimoza Mevlani njihet si nëna e Armina Mevlanit dhe bashkëshortja e spikerit Arben Mevlani , e cila është e fejuar me Shkëlzenin, djalin e Sali Berishës. Si valltare, veprimtare kontributive, aktiviste shoqërore etj., sado “të shquar” e ” të spikatur” ta bëj presidenca nuk e njeh kush. Dekorimi i znj. Mevlani tregon më së miri përdorjen, për të disatën herë, të institucionit të Presidentit si pronësi private nga Bujar Nishani.

Shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − nine =