Ndahet nga jeta Prof. Alfred Uçi

KryesoreKulture
749
0
sample-ad
alfred_uci_botime

Institucioni i Akademisë së Shkencave ka njoftuar se është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare njëri prej anëtarëve të saj, akademiku Alfred Uçi. Sipas njoftimit mësohet se i ndjeri Profesor Uçi i ka mbyllur përjetësisht sytë mëngjesin e sotëm, pas një sëmundjeje prej të cilës vuante prej disa kohësh.

“Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të filozofisë, estetikës dhe të mbarë kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e Akademisë.

Ceremonitë në nderim të akademikut do të mbahen ditën e enjte, datë 27 tetor 2016, nga ora 11.00-12.00 në Akademinë e Shkencave.

Një vit më parë Profesor Uçi deklaronte: “Kisha ndërmend të botoja dy libra, një nga fusha e filozofisë mbi pikëpamjet filozofike të rilindasit Jani Vreto dhe tjetër me ese dhe etyde filozofike-estetike. Dhe të binden se kushedi shkruaj dhe të tjerë më tej”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × five =