Dekriminalizimi një flluskë sapuni, asnjë deputet i dënuar

AktualitetKryesore
227
0
sample-ad
dekriminalizimi i kuvendit

“Nga verifikimi i kryer nga struktura e posaçme e ngritur në Kuvend, asnjë nga zyrtarët nuk ka deklaruar të jetë i dënuar nga gjykatat shqiptare përvec rasteve të dënimit politik në kohën e diktaturës që nuk janë pjesë e këtij ligji…”.

Përmes një njoftimi për mediat, Kuvendi deklaron se është administruar në Kuvend , informacioni mbi gjendjet gjyqësore për të gjithë funksionarët që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë Kryetarit të Kuvendit.

Sipas Kuvendit, nga përgjigjia e kësaj Drejtorie, rezulton se asnjë nga subjektet e verifikimit nuk ka rekorde të gjëndjes gjyqësore në vend, pra rezultojnë të gjithë të padënuar nga gjykatat shqiptare.

“Nga verifikimi i kryer nga struktura e posaçme e ngritur në Kuvend, asnjë nga zyrtarët nuk ka deklaruar të jetë i dënuar nga gjykatat shqiptare përvec rasteve të dënimit politik në kohën e diktaturës që nuk janë pjesë e këtij ligji. Pas një rikujtese shkrese dërguar DPGJC, është administruar së fundmi edhe pergjigjia nga kjo Zyrë, me verifikimin e përbërësve të të dhënave të Rregjistrit Kombëtër të Gjendjes Civile të vitit 2010, për të gjithë listën emërore të funksionarëve publikë, subjekt i këtij ligji pranë Kryetarit të Kuvendit. Përmes kësaj përgjigje, Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes Civile  ka dërguar listën emërore të konsultuar me të dhënat e vetdeklaruara nga subjektet dhe ato që pasqyrohen në rregjistrat themeltarë ( rregjistri kombëtar i shtetasve NCR ) ku janë dhënë edhe ndryshimet përkatëse për ato raste që kanë rezultuar të tillë.

Nga struktura e posaçme e Kuvendit, janë verifikuar emrat nominalë të zyrtarëve të cilët kanë deklaruar ose jo ndryshime të përbërësve të gjëndjes civile. Nga ky kontroll i strukturës , rezulton se shumë emra i referohen ndryshimeve të mbiemrit pas martesës apo dhe ndryshimit të mbiemrit si rrjedhoje e dekretit të Presidentit për marrje shtetësie si dhe korrigjimeve për shkak të gabimit material nga zyrat e gjëndjes civile. Këto ndryshime  janë të përputhura edhe me rregjistrin e gjëndjes civile të verifikuar nga zyra përkatëse e gjendjes civile.

Nga verifikimi i strukturës së posaçme, e krahasuar me të dhënat e zyrës së gjëndjes civile, na rezulton se disa zyrtarë që kanë vetdeklaruar ndryshime të emrit apo mbiemrit në kohë të ndryshme më të hershme , nuk rezultojnë me ndryshime të tilla në Rregjistrin aktual referues të vitit 2010. Siç dhe arsyetohet në shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile , konsultimi i plotë i këtyre të dhënave vijon në zyrat përkatëse të gjëndjes civile ku ato figurojnë të rregjistruar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × five =