CIA për të vërtetën e florinjve shqiptar të grabitur të Zogut

KryesoreVendore 2015
299
0
sample-ad
auto_skeda-ahmet-zogu_1477235405-39242521477236139

Mbreti Ahmet Zogu është kritikuar shpesh se u largua nga Shqipëria pas sulmit të italianëve, duke marrë sasi të mëdha ari me vete. Deri më tani kjo është përfolur, por duket se gjithçka ka qenë e vërtetë, teksa dalin shifra reale se çfarë pasurie ka zotëruar ai pas largimit. Është inteligjenca amerikane ajo e cila, përmes një dokumenti të vitit 1949 tregonte mbi lëvizjet e Zogut. Në këtë vit, CIA nisi lëvizjet për rrëzimin e regjimit komunist dhe ishte e gatshme të bashkëpunonte me të gjithë njerëzit që ishin kundër tij.

Një dokument, i formatit pyetje-përgjigje, tregohet se Ahmet Zogu u largua nga Shqipëria me shumë flori, xhevahire dhe kishte shumë prona e banesa jashtë vendit. Vlera e floririt kapte shifrën e 3 milionë dollmave. Nga ana tjetër, ai kishte në një bankë rreth 108 mijë dollarë, ndërsa 5 mijë të tjerë diku tjetër.

Kishte banesë në Aleksandri dhe xhevahire. Por misteri më i madh është se sipas dokumentit të CIA, në këtë periudhë dokumentoheshin vetëm 750 mijë dollarë nga floriri, ndërsa pjesa tjetër ishte mister se ku kishte shkuar. Nga ana tjetër, gazeta publikon një dokument po të vitit 1949 ku tregohen planet që kishte CIA për rrëzimin regjimit. CIA në atë periudhë bëri me qindra lëvizje por që në fund dështuan. Megjithatë një prej planeve ishte bashkëpunimi me italianët për të futur agjentë përmes ajrit.

19 shtator 1949

Sipas kërkesës për informacion mbi ish-mbretin e Shqipërisë Zog, Zoti Church deklaroi informacionet e mëposhtme për të:

“Ai ka 108 000 dollarë në bankën National City Bank, rreth 5000 dollarë në fondin Guaranty Trust, toka dhe një ndërtesë në Aleksandri me vlerë rreth 40 000 lira egjiptiane, xhevahiret e kurorës së Shqipërisë me vlerë rreth 200 dollarë, dhe rreth 750 000 dollarë në flori nga rreth 3.000 000 që mori me vete nga Shqipëria.

Detyrimet që kishte

Zogu ka detyrim moral të japë 115 dollarë në muaj për gjyshen e gruas së tij. Ajo është 82 vjeç, jeton në SHBA dhe njihet si Madame de Strahl D’Ekna. Ai nuk ka detyrime të tjera në SHBA. Në vende të tjera duhet të kujdeset për 4 motrat e gruas së tij dhe vëllain e saj, John Apponyi, i cili vuan nga tuberkulozi në një sanatorium të Siçilisë. Më tej nuk di të them, miku i tij Faruk, Mbreti i Egjiptit nuk e lë të futet në borxh në Egjipt.

Burimet e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja financiare:

Asgjë nuk ka në SHBA, përveç llogarisë së tij në bankë. Ai nuk merr gjë nga shqiptarët këtu apo në vende të tjera.

Kujt ia bën Zogu pagesat, në çfarë forme, në çfarë intervalesh?

Ai paguan gjyshen e gruas së tij 115 dollarë në muaj, pagesat bëhen një herë në dy-tre muaj.

Njerëzit që merren me çështjet financiare në rrethin e Zogut:

Kryeministri i tij dhe roja personale, Martini, mbikëqyr gjithçka. Operacionet e tij të tregut të zi kryhet nga Konti Aleksandër de Villa, një zotëri elegant dhe shumë dinak. Por Zogu kryen shumë nga punët vetë, teksa përkthimet i bën gruaja e tij Geraldinë.

Si komunikon me Zogun kompania e zotit Church?

Vetëm zoti Church dhe askush tjetër nuk komunikon me Zogun. Shumica e komunikimeve bëhet me letra te zonja Geraldinë, asnjë herë të drejtuara Zogut. Për çështjet urgjente përdoret telegrami. Nuk përdoren ndonjëherë korrierë, por Church e ka edhe këtë mundësi.

Çfarë kontaktesh ka Zogu në SHBA?

Përveç gjyshes së gruas së tij, është dhe Joseph Blackburn, i martuar me motrën e Geraldinës, Virginia. Ndërsa gruaja e Church është bija e kontit Seher-Thoss, kreu i inteligjencës gjermane gjatë Luftës I Botërore. Mamaja e saj ishte një amerikane që u detyrua të kryente vetëvrasje nga Gestapo gjatë Luftës II Botërore. Me sa di unë, Zogu nuk ka kontakte të tjera në SHBA.

A ka ai përfaqësues ligjorë në vende të tjera?

Ka një avokat në Aleksandri, por emri i tij nuk njihet. Dokumentet e Zogut i shkruan Church e më pas ato shikohen nga avokati egjiptian.

A ka ndonjë lidhje kompania e zotit Church me Shqipërinë aktualisht? Cilat janë kontaktet e Zogut në Shqipëri?

Kompania e Church nuk ka kontakte në Shqipëri. Zogu ka kontakte të vazhdueshme me individë klandestinë në Shqipëri. Georges Gog i cili kujdeset për sigurinë e Zogut shkon e vjen në Shqipëri, teksa anëtarë të botës së nëndheshme në Shqipëri vijnë shpesh në Egjipt.

A ka regjimi aktual pretendime ligjore ndaj Zogut? Në çfarë shume? A ka mundësi një pjesë e pasurisë së Zogut t’i jepet Shqipërisë nëse merret veprim ndaj tij?

Sigurisht që regjimi aktual pretendon rreth 3 milionë dollarë në flori që ai ka marrë, që me shumë gjasa janë para shtetërore. Zogu pretendon se po i shpenzon për oborrin e tij, por nga to vetëm 750 000 kanë mbetur. Askush nuk e di situatën e vërtetë ligjore apo tjetër.

Cilat janë planet e Zogut për të ardhmen?

Zogu ka në plan të marrë një shtëpi në Francë verën që vjen dhe të kthehet në Aleksandri në dimër. Është i fiksuar me idenë e kthimit në Shqipëri për të nxjerrë jashtë sovjetikët nga vendi. Ai po kërkon ndihmën ushtarake e materiale të SHBA, por mendon se mund të mbledhë mjaftueshëm ushtarë arabë për të formuar një ushtri, pasi është shumë mik me mbretin Faruk të Egjiptit. Church thotë se mund ta kontrollojë Zogun, por dëshiron të shoqërohet nga një oficer ushtarak i rangut kolonel ose më lart, për të folur mbi çështjet ushtarake. Zogu e pëlqen shumë anën ushtarake. /Thesari.com/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × five =