Lajm i fundit/ Gjykata Kushtetuese "ngrin" zbatimin e ligjit të "Vettingut"

AktualitetKryesore
212
0
sample-ad
????????????????????????????????????

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese i marrë paraditen e sotme, rreth orën 11:30, e ka ngrirë zbatimin e ligjit të “Vettingut”, apo i njohur ndryshe edhe si “Ligji për Rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ku hyjnë edhe anëtarët e kësa Gjykate.

Sikurse publikohet për mediat, vendimi mund të vlerësohet si testi paraprak i vendimit të pritshëm përfundimtar që do të marrë kjo  Gjykatë në ditët vijuese.

Paraditen e sotme trupa e Gjykatës Kushtetuese e zhvilloi seancën e parë në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe kishte në fokus kërkesën e Partisë Demokratike per pezullimin e efekteve te këtij ligji deri ne përfundimin e shqyrtimit ne themel. Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua ne seancën e jashtëzakonshme te 30 gushtit vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita kundërshton si antikushtetues disa dispozita të tij. Në o5 tetor 2016, Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese duke kërkuar sëpari pezullimin ne tij dhe shpalljen si antikushtetues.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − one =