"Vettingu",ndërkombëtarët gati për të skanuar gjyqtarët dhe prokurorët

AktualitetKryesore
332
0
sample-ad

 

 

 

reinhard-priebe

Si pjesë e operacionit është kon firmuar zyrtarisht “i pamëshirëshmi”, Reinhard Priebe, i cili ka qenë në Shqipëri gjatë mandatit të dytë të kryeministrit Fatos Nano, si drejtor për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian.

Dy javë pas hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut, ndërkombëtarët janë gati për të monitoruar procesin e skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mësohet se anëtarët e ONM që i përkasin Bashkimit Europian janë përcaktuar dhe ata janë përzgjedhur nga Gjermania, Austria, Holanda dhe Italia.

I vetmi emër i konfirmuar deri tani si pjesë e operacionit është Reinhard Priebe, i cili ka qenë në Shqipëri gjatë mandatit të dytë të kryeministrit Fatos Nano si drejtor për Ballkanin Perëndimor në BE. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë konfirmoi se ONM është gati.

“Operacioni Ndërkombëtar Monitorues (ONM) është gati ta ndihmojë Shqipërinë në këtë proces shumë të rëndësishëm dhe sensitiv. Së bashku me partnerët tanë strategjikë, përfshirë të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara, jemi të përgatitur që ai të fillojë punë sapo Shqipëria të bëjë hapat e saj të para për të ngritur institucionet e vetingut. Siç e dini, ligji është miratuar dhe është në fuqi në këtë stad. Nga kjo pikë në vazhdim ai kërkon si hap të parë të zbatimit ngritjen e institucioneve të vetingut. Ne po ndjekim nga afër dinamikat e procesit të zbatimit nga institucionet shqiptare përkatëse. ONM do të jetë aty për të kryer detyrën e tij siç përcaktohet në aneksin e Kushtetutës shqiptare”, raporton Vizion Plus.

Pas deklaratës së presidentit Nishani se nuk do të nisë procedurën për anëtarët e 2 institucioneve që do bëjnë vettingun, i takon Avokatit të Popullit të fillojë procesin. Por deri tani ende nuk ka një datë se kur ai do të nisë dhe procesi po vonohet edhe pse që prej miratimit të ndryshimeve kushtetuese faktori ndërkombëtar ka këmbëngulur që vettingu të nisë sa më herët.

Puna e ndërkombëtarëve fillon në momentin që janë mbyllur aplikimet për Komisionin e Posaçëm te Kualifikimit, të Kolegjit të Apelimit dhe ka në fokus vlerësimin e te gjithë personave qe synojnë te jene pjese e institucioneve qe do te realizojnë vetingun.

Ligji detyron, në këtë rast Avokatin e Popullit që të konsultohet me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit per te përpiluar listën e kandidateve qe plotësojnë kriteret dhe listen e atyre qe nuk i plotësojnë.

Pas hartimit te dy listave nga institucioni i Avokatit te Popullit një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët dhe ben rekomandimet qe i përcillen zyrtarisht Avokatit te Popullit. Por kjo është vetëm faza e parë e punës së tyre pasi vëzhguesit ndërkombëtarë do të jenë prezentë në çdo hap të skanimit të gjyqtarëve e prokurorëve dhe sipas ligjit ata kanë të drejtë të “hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit.”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 − eight =