"Samsungu", risi në teknologji, me telefon që paloset në fund të vitit 2016

Shkenceknologji
315
0
sample-ad
1_1452197154-7396657

Analistët nga organizata HSBC parashikojnë se kompania Samsung do të lansojë pajisjen e saj të parë me ekran që paloset, një lloj telefoni i cili do të transformohet në një tablet kur shpaloset, më vonë këtë vit.

Përderisa ky parashikim nuk bazohet në ndonjë burim të brendshëm këtë herë, kjo pajisje e së ardhmes telefon-në-tabletë e Samsungut ka qenë qëllimi kryesor i kompanisë, raporton “PhoneArena”, transmeton Koha.net.
Para disa vjetëve, është shfaqur një prezantim i cili tregonte se kompania Samsung është duke planifikuar të lansojë telefonat e parë me ekran të palosshëm në vitin 2018, por së fundmi është përfolur se ky lloj telefoni do të lansohet në vitin 2017. Tani thuhet se Samsung ndoshta mund të nxitojë pak duke e lansuar këtë pajisje në fund të këtij viti.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × four =