Panik tek punonjësit e drejtësisë, verifikimi i pasurive që nga 1992

AktualitetKryesore
259
0
sample-ad
GJ konferenca-gjyqesore-kombetare-3

Rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë nuk justifikojnë me dokumentacion ligjor pasurinë, kanë fshehur pasurinë, kanë mashtruar me deklaratën e pasurisë ose janë në konflikt interesi.

Kushtetuta e re, pasuar me ligjin e “Vettingut”, i kanë besuar ILDKP detyrën kryesore, për spastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Raporti i ILDKP për ligjshmërinë e pasurisë do të jetë baza për vendimmarrjen e institucioneve të Vetingut, konkretisht për Komisionin Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, për largimin apo jo të gjyqtarit dhe prokurorit nga sistemi i drejtësisë.

Duke nisur numërimin nga data 08 Tetor, njerëzit e drejtësisë kanë vetëm 30 ditë kohë për dorëzimin e plotë të deklaratës së pasurisë pranë ILDKP. Referuar afateve, parashikuar në ligjin e Vetingut, ILDKP do të nisë kontrollin e plotë të pasurive javën e dytë të muajit nëntor, shkruan “Shqiptarja.com”. Ky proces kontrolli, i cili do të zgjasë jo më shumë se 180 ditë, do të kryhet në bashkëpunim me vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura. Kontroll që nga ’92 Orë tensioni, pasigurie dhe paniku në sistemin e drejtësisë. Shqiptarja.com ka mësuar se, inspektorët e ILDKP do të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, pasurinë e njerëzve të drejtësisë, duke verifikuar dokumentacionin e paraqitur nga vetë subjektet, por edhe dokumentet e mbledhura në rrugë të tjera, që nga viti 1992, që përkon me rrëzimin e sistemit komunist. Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet ligjzbatuese vendase, inspektorët e ILDKP do kalojnë në lupë pasuritë e njerëzve të drejtësisë, të akumuluar gjatë gjithë periudhës së pluralizmit në Shqipëri. Përpos ligjshmërisë së pasurive të deklaruara, në fokus të inspektorëve do të jenë sigurisht pasuritë e fshehura brenda dhe jashtë vendit. Për herë të parë, në sitë do kalojë edhe pasuria e një rrethi njerëzish të lidhur me prokurorët dhe gjyqtarët.

Ka një perceptim të fortë publik se, 80 për qind të gjyqtarëve dhe prokurorëve posedojnë pasuri të paligjshme, produkt i praktikave korruptive. Por nga të dhënat e deritanishme, nga shqyrtimet e ILDKP, nga kontrollet e kryera jo për llogari të procesit të “Vetting”-ut dhe nga bashkëpunimi me partnerët e huaj, gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë probleme me ligjshmërinë e pasurisë. E thënë ndryshe rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë nuk justifikojnë me dokumentacion ligjor pasurinë, kanë fshehur pasurinë, kanë mashtruar me deklaratën e pasurisë ose janë në konflikt interesi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × four =