Kur i ke humbur të gjitha/ Poezi nga Roland Gjoza

AktualitetKryesoreShtypi letrar
390
0
sample-ad
Roland-gjoza-e1446868965262
Poeti i mirënjohur Roland Gjoza prej shumë vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e vijuar krijimtarinë e vet poetike. Shpesh ai publikon vargje poetike në faqen e tij të rrjetit facebook, vargje që vazhdojnë ta përcjellin afshin poetik të autorit. Lexoni poezinë më të fundit: 

Kur i ke humbur të gjitha,
dhe ke mbetur krejt vetëm në tryezë,
pa bukën dhe verën e Krishtit,
pa qirinj në shandan,
pa cigare,
pa kafe me qumësht,
ne e-mail të vjen një adresë për punë nga kishat amerikane;
kërkojme lutës!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × five =