Tërmeti i drogës: Hapja e letrave dhe pendesa e trafikantëve në Europë zbuloi fijet e tmerrshme në Tiranë

KryesorePolitike
464
0
sample-ad
sajmo-obama-e1476649113346

Nga Gjergj ZEFI

Tek ne po ndodh ajo që u vu re si në Kolumbinë e Escobarit ashtu dhe në Italinë e Cosa Nostrës, ku mafiozë filluan të quheshin njerëzit më të mëdhenj që e luftonin atë. A nuk u akuzua dhe Falcone se ka lidhje me mafia-n, pak kohë para se të vdiste?!

 

Në një kronikë e pranverës së vitit 2014, të BBC-së, gazetari tha ndër të tjera në stend up-in e tij në lidhje direkte, se për herë të parë bëhet lajm një vizitë e ministrit të Brendshëm shqiptar në Londër.

Kjo për një arsye se Saimir Tahiri, është i pari ministër i Shqipërisë që i ka sjellë organeve të hetimit në Britaninë e Madhe, çelësat për të identifikuar emrat e kapobandave të drogës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët lëviznin dhe ishin regjistruar si shumica e shqiptarëve si banorë të Kosovës të ikur nga Lufta.

Gazetari i BBC-së thonte se asnjëherë qeveritë shqiptare nuk kanë furnizuar informacionin e duhur për të kapur baronët e drogës, të cilët investojnë miliona në politikën shqiptare.

Në zgjedhjet e 2013-ës, një kuqezi flatrist desh të sillte nga Andverpen-i i Belgjikës si deputetë të mazhorancës së re dy nga kokat e drogës atje, por që u nxor jashtë nga Edi Rama.

Sot mediat dhanë një lajm ku në Frosinone të Italisë u kap një laborator i prodhimit të kokainës, ku kryetar të bandës ishin shqiptarë. Një lajm i tillë në Itali ndodh çdo ditë gati.

Dy ditë më parë pati shkëmbime zjarri në Veneto me dy bosë lokalë droge që ishin emigrantë nga Shqipëria.

Lajmet që vijnë me shumicë që prej një viti, është kapja në masë e grupeve shqiptare të drogës në Britani, Francë, Holandë, Spanjë, Itali dhe Republikën Çeke.

Policitë e këtyre vendeve dinin gjithçka rreth veprimtarisë së bandave të tyre por nuk mund të identifikonin lidhjet e tyre me krimin në Shqipëri si dhe investimin e parave të krimit. Gjë që ka ndodhur me një bashkëpunim shumë të ngushtë me policinë e shtetit në Shqipëri.

Ka një linjë të qartë komunikimi që duket se në 80 përqind të rasteve nuk e rrjedh informacionin, megjithëse mafia shpenzon dhe investon qindra milionë euro për buxhetin e korruptimit të njerëzve në strukturat e larta të policive, prokurorive dhe shërbimeve sekrete.

Dalja në skenë e një telefonate nga një bos droge për para të dhëna në kupolën e lartë të organit të akuzës tronditi përfundimisht marrëdhëniet mes Adriatik Llallës dhe Saimir Tahirit.

Në tre vjet realisht ka ndodhur kataklizmoja në botën shqiptare të drogës: janë kapur thuajse 70% e të gjithë bosëve dhe grupeve që trafikonin narkotikë në qytetet kryesore të Europës.

Rasti i Balilit në jug të vendit duket se është ngjarja më e rëndësishme në fushën e drogës pas shkatërrimit të depos së Lazaratit.

Si asnjëherë tjetër, DEA amerikane ka hyrë fuqishëm në Ballkan duke iu vënë në krah policive të vendeve të rajonit.

Ndërsa sasia e drogës së rëndë të nisur nga Shqipëria drejt Europës shkurtohej vazhdimisht, investimi u përqendrua tek Canabis Sativa, pas liberalizimit në disa vende të Europës.

Një pjesë e madhe e rrjetit të trafiqeve në të gjithë kontinentin është përqëndruar pikërisht nga hashashi pasi kërkesa për të kapi shifra marramendëse.

Por pikërisht pas Lazaratit ndodhi që mafia gjigande që po humbte monopolin në fshatin që nuk lejoi asnjëherë policinë dhe ka qëlluar edhe helikopterin Italian të Guardia di Finanza-s në 2004-n, investoi miliona për të sulmuar Saimir Tahirin në mënyrë që ta shkarkojë një ditë e më parë. U arrit madje të vendosej një çimkë përgjimi në zyrën e Ministrit të Brendshëm dhe Prokuroria e Përgjithshme ende nuk ka nisur hetimin, megjithëse gjithçka është gati dhe autori është i zbuluar.

Dy janë arsyet, ajo që thamë më lart por edhe pendimi i Gates dhe miqve të tij, që tashmë janë hapur dhe po bashkëpunojnë me policinë dhe tashmë po punohet ditë pas dite për inventarizimin e punës dhe pasurisë së kësaj mafieje që i ka rrënjët në politikë.

Tek ne po ndodh ajo që u vu re si në Kolumbinë e Escobarit ashtu dhe në Italinë e Cosa Nostrës, ku mafiozë quheshin njerëzit më të mëdhenj që e luftonin atë.

A nuk u akuzua dhe Falcone se ka lidhje me mafia-n, pak kohë para se të vdiste?!

Por kjo kupolë e kësaj droge që po kapet në Europë ka nxjerrë lidhjet e saj në Tiranë, që janë askush tjetër veçse krerët e politikës, gjyqësorit dhe biznesit të madh që vetëm zvarritet dhe pastron para narkotikësh dhe hap media njëra pas tjetres.

Ndaj dhe janë bërë pelin. Po hapen letrat…/pamfleti.com

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + 9 =