Pakti detar me Greqinë, deklarata befasuese e Berishës

AktualitetKryesore
389
0
sample-ad
pakti detar

“Po u them shqiptarëve një gjë, shpejt do të kuptoni se në interes të kujt vepruat dhe ju them këtu me bindjen më absolute se vepruat në interes të një pale të tretë. Historia do ta provojë këtë…”.

Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha se: një palë e tretë ka ndikuar në rrëzimin e paktit detar me Greqinë, ka marrë dje komentet e mediave greke. Mediat online të shtetit fqinj konfirmojnë përmes deklaratës së ish-kryeministrit ato që pesë vjet më parë, ministrja e Jashtme greke, e cila firmosi këtë marrëveshje me homologun Lulzim Basha, do të deklaronte për ngacmime të Turqisë, shkruan “Panorama”.

“Po u them shqiptarëve një gjë, shpejt do të kuptoni se në interes të kujt vepruat dhe ju them këtu me bindjen më absolute se vepruat në interes të një pale të tretë. Historia do ta provojë këtë”, është shprehur Berisha. Mediat greke i janë referuar deklaratës së Berishës bërë të enjten në Parlamentin shqiptar, duke e cilësuar befasuese.

Pas miratimit në Parlamentin shqiptar të paktit që përcaktonte kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë në vitin 2009, Partia Socialiste në atë kohë në opozitë, e ankimoi atë në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar këtë marrëveshje si tradhti kombëtare, përmes së cilës Greqia përfitonte disa qindra kilometra shelf kontinental me mundësi shfrytëzimi të burimeve nëndetare. Kushtetuesja e rrëzoi këtë marrëveshje me shumicë absolute me 9 vota.

Ish-Kryeministri Berisha nuk e përmendi se cila ishte pala e tretë, por këtë dilemë e ka zbardhur ish¬shefja e diplomacisë greke dhe një gazetar i njohur grek në një emision special në televizionin më të madh të vendit të tij, SKAI. Në atë kohë, Bakojanis shprehu në njëfarë mënyre keqardhje për prishjen e asaj marrëveshjeje.

“Duhet të them se kjo marrëveshje ishte ‘State of the art’. Kishim arritur të plotësojmë të gjitha qëllimet e politikës së jashtme greke, por njëkohësisht të bëjmë edhe një punë ndërmarrëse, që ishte tërësisht e nevojshme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Atëherë kishte kundërshti nga Partia Socialiste që doli me argumentin se i mori të gjitha Greqia dhe se nuk duhej të ishte nënshkruar me të tilla politika”, është shprehur në atë intervistë ish¬ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis.

Por në vijim të saj, kreu i diplomacisë greke ka lënë gjuhën diplomatike dhe ka folur hapur për dyshimet e saj në lidhje me interesat e Turqisë për këtë marrëveshje.

“Nuk kisha asnjë dyshim, nuk kisha ndonjë vërtetim, por kisha dyshime se kjo marrëveshje kishte ngacmuar edhe Turqinë. Më pas, marrëveshja shkoi në Gjykatën Kushtetuese dhe aty u rrëzua”, është shprehur ajo.

Në atë emision i pranishëm ishte dhe një prej gazetarëve më të njohur të shtetit fqinj, Stavros Lygeros, i cili lëshoi akuza të rënda, sipas të cilave Turqia kishte korruptuar anëtarët e gjykatës për të rrëzuar marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Bëhet e njohur dhe kur e di unë, domethënë që e dinin edhe shërbimet e Ministrisë së Jashtme, që turqit ndërhynë shumë ashpër, duke dhënë ryshfet edhe te gjykatësit, që krijoi një klimë që çoi aty ku çoi”, citon “Top Channel” gazetarin grek.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × four =