Klimë lufte në Rusi

AktualitetKryesore
270
0
sample-ad
Russian4

Mundësia e një përplasjeje ushtarake me Perëndimin duket se po merret seriozisht nga Rusia, edhe pse gjërat nuk janë në këtë pikë, pavarësisht tensionit të fortë

Administrata në lagjen Kuzminki, në periferi të Moskës, ka nisur mbledhjen e fondeve të banorëve për të ndërtuar strehimin anti-bërthamor. “Çdo kontribuues do të ketë mundësi të strehohet. Nxitoni, sepse vendet janë të limituara”, thuhet në deklaratën e administratës.

Mundësia e një përplasjeje ushtarake me Perëndimin duket se po merret seriozisht nga Rusia, edhe pse gjërat nuk janë në këtë pikë, pavarësisht tensionit të fortë.

Presidenti Vladimir Putin anuloi vizitën e tij në Paris pas akuzave të Francës se Rusia duhet hetuar për krime lufte në Siri. Në fillim ishte kancelarja Merkel ajo që foli për sanksione kundër Moskës prej sjelljes së saj në Siri dhe Europën Veriore (raketat Iskander dhe avionët bombardues që e kanë shtuar prezencën e tyre në qiell).

Ndërhyri edhe ministri i Jashtëm Britanik, Boris Xhonson, me fjalë goxha të forta: “Rusia duhet hetuar për krime lufte në Alepo dhe rrezikon të shndërrohet në një vend të paprekshëm”.

Guvernatori i Shën Pjetërburgut, Poltavçenko, urdhëroi të hënën që të niste grumbullimi i grurit dhe autoritetet lokale duhet të jenë në gjendje që të sigurojnë për çdo banor 300 gramë bukë për 20 ditë. Ndërkohë që javën e shkuar, në shkolla, zyra dhe fabrikat e gjithë vendit, u stimuluan ushtrime në raste sulmi nga Mbrojtja Civile.

Sajte të ndryshme në internet publikuan një ditë më parë urdhrin e Kremlinit për parlamentarët që t’i kthejnë së më shpejtë që të jetë e mundur të afërmit e tyre që ndodhen jashtë vendit. Zëdhënësi i Putinit e përgënjeshtroi lajmin, por vetëm duke thënë se nuk dinte asgjë.

Në ushtrimet ushtarake “Kaukazi 2016”, në të cilën morën pjesë 120 mijë burra, u eksperimentua edhe një sistem i ri i administrimit të vendit në rast konflikti ushtarak. Sipas të përditshmes “Izvestiya”, funksionet qeveritare të të gjithë të zgjedhurve lokalë, të ministrisë së Brendshme, të Shërbimeve Sekrete dhe Mbrojtjes Civile, do të kalonin menjëherë në duart e distrikteve ushtarake sipas të cilat është ndarë vendi. / Marrë nga “Dita”/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen + two =