Deklarata e UGSH: Interesat e pronarëve të medias ripërsërisin praktikat e censurimit

AktualitetKryesore
387
0
sample-ad

 

UGSH Situata social-ekonomike e gazetareve e përkeqësuar

“Është koha që gazetarët shqiptarë të tejkalojnë çdo lloj censure, aq më tepër këtë të sotmen, që lidhet me interest e ditës së bizneseve, apo flirteve me qeverisësit dhe administratorët publikë….”.

DEKLARATA E PLOTË

Pas rastit të largimit nga detyra të drejtores së informacionit të “A-TV”, gazetarëes, Alida Tota, për arësye të bllokimit nga administrator i kësaj mediaje të një raportimi investigativ, diçka e ngjashme përsëritet edhe me stafin e emisionit “Publicus”, të televizionit “Vizion Plus”, i cili përmes publikimit “Rënia e një ekrani” denoncon si autor të bllokimit censurues të emisionit të radhës po administratorin e kësaj mediaje.

Këto janë dy raste flagrante për të cilat kolegët tanë jo vetëm janë shprehur publikisht por edhe kanë denoncuar arsye konkrete.

Unioni i Gazetarëve Shqiptar është në solidaritet të plotë me kolegët, raportimi i të cilëve po përballet me censurën e interesave që është një nga rreziqet më evidente në praktikën e sotme të raportimit e editimit në mediat e rendësishme të vendit.

UGSH denoncon këtë rrezik të përsëritur, jo vetëm në rastet e sipërpërmendura, por edhe në sjelljen e shumë pronarëve të mediave, të cilët, praktikisht, e kanë zhveshur insititucionin e editorit shqiptar nga roli dhe funksioni i pavarësisë së vet.

UGSH fton gjithë kolegët, të cilët përballen me raste të tilla të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për publikimet që censurohen nga mediat e veçanta dhe të bëhen pjesë e një proteste kundër censurës së interesave në mediat shqiptare.

Është koha që gazetarët shqiptarë të tejkalojnë çdo lloj censure, aq më tepër këtë të sotmen, që lidhet me interest e ditës së bizneseve, apo flirteve me qeverisësit dhe administratorët publikë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë bënë me dije se po e ndjek procesin e koleges Alida Tota në ecurinë e vet juridike dhe, gjithashtu, situatën e krijuar me stafin e emisionit investigative “Publicus”.

Për UGSH është e papranueshme që intstitucione që merren dhe ushtrojnë autoritetin ligjor, si Inspektopriati i Punes dhe Ministria e Mirëqënies Sociale nuk ndërmarrin veprime verifikuese të shkeljeve ligjore brenda partneritetit social, mes gazetarëve dhe administratorëve të medias.

UNIONI I GAZETARËVE SHQIPTARË

Tiranë, më 11.10.2016

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four + fourteen =