Përse nuk ëndërrojmë dot?

Opinion
265
0
sample-ad
ilir yzeiri

Nga:Ilir YZEIRI

Askush nga ne nuk e di si kanë qenë periudhat e mëparshme historike kur flitej për depresion shoqëror, për varfëri e skamje. Askush nga ne, madje, nuk e sjell ndërmend ashtu siç do të duhej edhe periudhën më të afërt historike, atë kohë kur ëndërronim që Kosova të çlirohej nga pushtimi serb e të bëhej shtet më vete. Gjithmonë e më shumë po harrojmë gjithçka për shkak se tani, mesa duket, nuk kemi përse të ëndërrojmë më. Bota shkak se tani, mesa duket, nuk kemi përse të ëndërrojmë më. Bota shqiptare është ndalur dhe pikërisht atëhere kur duket se i kemi fituar të gjitha, pikërisht tani ne nuk eksportojmë më ëndrra, por po nxjerrim llumin e zi të nënvetëdijes së sëmurë dhe po projektohemi si një entitet fatal që po i tregon botës se ëndrrat i ka pasur të rrejshme. Jashtë vetes sonë si komb dhe në këtë rast kam parasysh shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë, ne eksportojmë dy realitete. Realiteti i parë është teksti që shkruajmë përmes institucioneve politike, shoqërore, kulturore dhe sportive.

Dhe teksti tjetër është realiteti ynë i palëvizshëm, janë qytetet, rrugët, detet, peizazhi, njerëzit që lëvizin aty. Në tekstin e parë që shkruajmë ne, të huajt që përpiqen të na kuptojnë kanë para vetes edhe një tekst tjetër të mbushur me klishe historike, si psh. vend mysliman, të prapambetur e të egër, me mafie që po pushton Europën. Ndërsa teksti që shkruajmë ne dhe që përcjellim çdo ditë në formën e ligjwrimit publik përmban rrëfime për një vend që e ka mbuluar droga, që qeveria dhe policia bashkëpunon me trafikantë dhe që ky vend është në luftë të vazhdueshme politike mes dy bandave. Deri edhe diplomati europian Kukan kishte arritur të bindej nga ky tekst dhe para disa kohësh shprehej i dëshpëruar për Shqipërinë që e ka mbuluar kanabisi.

Në Kosovë vijon një luftë pa ide mes pozitës dhe opozizës dhe fantazmat e nacionaromantizmit që shfaqen aty po i çudisin edhe miqtë tanë euroatlantikë. Të mbërthyer në këto ligjërime, imazhi për Shipërinë dhe Kosovën është i zymtë dhe vendet tona ose hapësira shqiptare ngjan e mbërthyer nga depresioni. Qeveria e Edi Ramës ka bërë edhe punë të mira dhe Shqipëria nuk është një vend i mbuluar nga kanabisi, përkundrazi, shteti po e lufton këtë dukuri dhe për këtë çdo shqiptar duhet të besojë një palë të tretë që janë institucionet ndërkombëtare, të cilat, tani në fund, na paraqitën një pamje tjetër, të ndryshme nga ajo që vizaton opozita. Mirëpo, Edi Rama dhe qeveria e tij po shkatërrojnë institucionet akademike dhe ato të jetës kulturore në mënyrë të pariparueshme dhe pikërisht kjo kasaphanë dhe korrupsioni e autoritarizmi apo egocentrizmi i skajshëm i kësaj qeverie, po ndikojnë me shpejtësi që vendi apo shqiptarët të

humbasin shpresën dhe të mos ëndërrojnë më. Edi Rama i asgjësoi me mediokritetin e tij brilant institucionet akademike të këtij vendi dhe e përdhosi të vetmin institucion publik të medies RTSH-në me arrogancën e një provinciali të rëndomtë. Askush nuk flet sot që Rama e ndryshoi Ligjin vetëm për të vendosur atë që kishte zgjedhur më parë rrethi i tij familjar. Sot askush nuk e kupton se nga i vjen neveria për jetën sociale e kulturore të këtij vendi.

Që të jesh normal në këtë vend duhet të bësh dy gjëra : të mos shohësh televizionet shqiptare dhe të mos u dëgjosh zërin atyre që lajmërojnë për ndonjë veprimtari artistike në këtë vend. Mirëpo jo të gjithë e kanë këtë luks. Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë vetëm një vend ku mund të marrin ushqim shpirtëror, kanë vetëm një vend ku mund të kënaqin pasionet, dëshirat e tyre. Ky vend është televizioni.

Por aty nga mëngjesi në darkë ti do të shohësh vetëm raportime që ngjajnë me ditaret e burgut. Ushqimi që marrim ne për shpirtin tonë duhet të ketë tri përmasa : të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen. Askush nuk flet për të shkuarën, sepse nuk dimë ta tregojmë. Nëse dikush do të flasë për të shkuarën ai duhet të zgjedhë atë pjesë që sipas tij i është kundërvënë pjesës tjetër të shqiptarëve. Për ne historia nuk është rrëfim, roman, por është gjyq dhe tani prokurorë e gjykatës janë bërë të gjithë. Për të ardhmen nuk flet askush, ndërsa kur tregojmë të sotmen ekrani i vetëdijes sonë mbushet me ikonat e asgjësë, me modele femrash e meshkujsh që janë produkt të një konsumizmi banal, me budallaçka e budallenj që tregojnë se si shetisin qenin dhe kur lahen aq sa ti e kupton që koha e shpartallimit të plotë mendor është e afërt.

Ne po rrisim një brez që nuk ka mundësi të ëndërrojë sepse nuk ka model që të ndjekë. Ne vërtet nuk kemi shenjotorë, por kemi në historinë tonë shqiptarë që kanë ëndërruar një vend europian të qytetëruar e të begatë. Ne vërtet nuk ngopemi me luks e me para, por në historinë tonë ka pasur shembuj që të mirën e kanë ndarë me të tjerët. Mirëpo, për fatin tonë të keq, ky vend mbart një infeksion të pashërueshëm. Të gjithë ata që qeverisin në këtë vend kanë vetëm një ëndërr: t’u tregojnë shqiptarëve se ata janë më të mirët, më të mençurit dhe më të diturit. Karriera politike apo shoqërore e protagonistëve të jetës shqiptare nuk është jeta në shërbim të shqiptarëve, por shqiptarët në shërbim të tyre. Nga kjo pikëpmaje, Edi Rama është kampion

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 − 8 =