Dorëheqja, barka e shpëtimit për të korruptuarit e drejtësisë

Opinion
367
0
sample-ad

 

vettingu 1

Nga:Xhovani SHYTI

– Jep dorëqjen dhe mbyll hesapet me drejtësinë. Kjo do të jete formula në nisje e zbatimit të ligjit të Reformës në Drejtësi, që pritet ti paraprijë fazës para se komisioni përzgjedhës i “Vettingut”, i hyrë në fuqi në datën 08 tetor, të nis hetimin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve e prokurorëve kandidatë për të vijuar karrierën në erën e re të periudhës pasreformë.

Ndërkohë që përfaqësues të organizmave ndërkombëtare kanë argumentuar se parashtresa ligjore që ligjëron aktin e dorëheqjes si mbyllje hesapesh, si një amnisti për gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të bërë pis, ka në themel heqjen qafe me paqe të moralnxirrësve të sistemit aktual të drejtësisë, ligjërimi i formulës së dorëheqjes si mjet shpëtimi ka ndeshur kundërshti masive. Sidomos tashmë kur “vetting” nuk është më një pritshmëri ligjore, por hyrje në fuqi e ligjit përkatës që pas kompletimit me personelin zyrtar pritet të nisë filtrimin.

I prononcuar ca javë më parë rreth këtij akti  kreu i misionit të EURALIUS, Rainer Deville, artikuloi shifrën prej rreth tetëdhjetë gjyqtarë e prokurorë të cilët midis hetimit të figurës së tyre dhe mbylljes së hesapeve me dorëheqje pritej të zgjidhnin këtë të fundit, pra dorëheqjen. Aktin shumë-shumë komod të vënies kapak mbi gjithsa ata kanë përvetësuar në rrugë antiligjore dhe kalimin e pjesës së mbetur të jetës duke gëzuar pasuritë e shpëtuara me ligj.

Numri tetëdhjetë i përket pritshmërisë së kontigjentit të gjyqtarëve e prokurorëve të kohës kur ende procesi i “vettingut” nuk kishte hyrë në fuqi, kurse të dhenat më të fundit të pas datës 08 tetor 2016, që shënon dhe funksionalizimin ligjor e këtij procesi, flasin për një numër të dorëhequrish që pritet ta kaloj shifrën njëqind e njëzetë. E besueshme kjo, madje edhe nëse dorëheqjet shkojnë akoma më lart kësaj shifre po të kihet parasysh përmasa e korrupsionit që ka mbërthyer sistemin shqiptar të drejtësisë, ku jo vetëm drejtësidhenësit por edhe kancelaret, sekretaret, madje edhe pastrueset, shoferët etj. punonjës të rangjeve të ulëta të këtij sistemi kanë luajtur rolin e tyre ndihmues për kthimin e drejtësisë në “merkato tregtuese”.

Ndërsa dorëheqja është projektuar të jetë barka e shpëtimit për kontigjentin e të korruptuarve dhe pasurimëdhenjve të sistemit, pyetja që ka ndezur debat social është nëse duhet konsideruar akt-drejtësie kjo amnisti e rrjedhur nga dorëheqja, domethenë falja e gjithë pisllëqeve të gjyqtarëve e prokurorëve që duke shfrytëzuar pozitën zyrtare ja kanë dalë të venë pasuri të pajustifikuara ligjërisht.

Në morinë e të prononcuarve rreth kësaj teme ajo që bën përshtypje është e dhëna se pjesa sunduese e të debatuarve, veçanërisht në rrjetet sociale dhe gazeta, nuk e pranojnë daljen pa lagur të gjyqtarëve e prokurorëve abuzues me detyrën. Trashëgimin  e pasurive, deri dhe maramendëse, sekuestrimi i të cilave mund të ishte një e ardhur e mirë për të paguar homologët e tyre të ndershëm, sikurse analizonte në një shkrim të saj, të titulluar “Sekuestroni të korruptuarit dhe paguani të ndershmit”, gazeta “Dita”. Shumë prej të intervistuarve e mëndimshprehësve ndër rrjetet sociale e vlerësojnë aministimin nga dorëheqja si: “Turp i madh, mashtrim der ne palc”. Të tjerë: “Një reform e bujshme, me nje fund sa fyes e aq dhe të pabesë”, apo “cinizëm”…

“Pasi vodhën e slan gjë në këmb, pasi dhunuan, përdhunuan,vranë e degjeneruan jo vetëm drejtësinë por komplet shtetin shqiptar, u pasuruan në kurriz të viktimave, sot e në vijim do të gëzojnë e demonstrojn luksin që e grabitën duke folur në emër të drejtësisë… Jemi preh dhe viktima të kësaj lloj bande të pandreqëshme korruptive që për turp po shpallet e “pafajshmë”,- janë reagime të tjera, që e plotësojnë dëshirën masive të gjyqtarëve e prokurorëve për tu dorëhequr si edhe pakënaqësinë masive të viktimave të tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 + 15 =