Shpërthen kolera, "mbjell" 900 viktimat e para

AktualitetKryesore
329
0
sample-ad
kolera ne kenia
Situata shëndetësore raportohet nga media të jetë tepër kritike, me mungesë të sendeve më elementare për jetën e përditëshme, ndërkohë që qendrat spitalore vendore janë të tejmbushura me pacientë…

Numri i personave që kanë vdekur për shkak të uraganit “Matthew” në Haiti ka shkuar në afro 900, duke përfshirë edhe goditjen nga epidemia e shpërthimit të sëmundjes së tmerrshme të kolerës që nëse nuk ndërhyhet urgjentisht mund të sjellë si pasojë marrjen e më shumë jetëve të tjera njerëzore. Nga informacionet e mediave ndërkombëtare rezulton se popullsia e goditur nga uragani është vërtet në gjendje kritike dhe ka nevojë për ujë, mbulesa dhe gjëra të tjera elementare të nevojshme për jetën e përditëshme. Sipas raportimit të “lajmi.net” klinikat mjekësore rurale janë mbushur me pacientë të lënduar tej kapacitetit që mund të përballojnë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × one =