Prefekti i Kukësit, me popullin kundër qeverisë

AktualitetKryesore
288
0
sample-ad

 

edi-rama

Ndërsa thotë se është për vendosjen e një takse qoftë edhe simbolike Morina i bën thirrje kryeministrit Rama që për tarifën e rrugës së Kombit ti shikojë me përparësi banorët e qarkut më të varfër në vend.

Prefekti i Qarkut  të Kukësit Liman Morina, angazhohet se ashtu si edhe më herët do t’i përcjellë qeverisë shqetësimet dhe reagimet publike kundër taksës në rrugën e Kombit. Morina, shprehet se personalisht si banorë i rajonit veri-lindor është kundër tarifës që banorët e  varfër të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, duhet të paguajnë për çdo kalimin në rrugën e Kombit.

Ndërsa thotë se është për vendosjen e një takse qoftë edhe simbolike Morina i bën thirrje kryeministrit Rama që për tarifën e rrugës së Kombit ti shikojë me përparësi banorët e qarkut më të varfër në vend.

Qëndrimi publik i prefektit Morina  vjen në një kohë kur në Kukës, po bëhen përgatitje për hapin e rradhës të lëvizjes kundër taksës në rrugën  e Kombit ku është parlajmëruar mbajtja e një marshim paqësor.

Organizatorët e këtij marshim janë Bashkia Kukës, shoqata Biznesi për Biznesin dhe shoqëria civile të cilët më herët  përmes protestave dhe reagimeve publike janë shprehur që rajoni i Kukësit  duhet të përjashtohet nga kjo taksë pasi rajoni nuk ka një rrugë alternative për tu lidhur me pjesën tjetër të vendit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × two =