Mësoni pse i hodhi poshtë KIE tre kandidatët shqiptar për Gjykatën e Strasburgut

AktualitetKryesore
328
0
sample-ad
3 KANDIDATË PËR STRASBURGUN, RAMA, BERBERI E IBRAHIMI

Pak ditë më parë Këshilli i Europës refuzoi të klasifikoj tre kandidaturat: Sokol Berberit, Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit, e paraqitura nga qeveria shqiptare për tu përzgjedhur si përfaqësues të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg…

Këshilli i Evropës ka zbuluar pse i ka rezfuzuar tre kandidaturat e propozuara nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në një shpjegim zyrtar, KiE bën me dije se kandidatët i ka refuzuar për shkak se procedura e përzgjedhjes së tyre në vendin tonë nuk ka qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

“Komiteti rekomandon që Asambleja të refuzojë listën në kuadrin e procedurave të përzgjedhjes kombëtare që nuk duket të kenë qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga ana e Asambleja dhe Këshilli i Ministrave”, – thuhet në shpjegimin zyrtar të KiE në faqen e internetitwww.semantic-pace.net, për refuzimin e tre kandidaturave të qeverisë shqiptare, Sokol Berberit, Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit. Në praktikë Këshilli i Europës mund t’i rrëzojë kandidaturat për dy arsye: procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit.

Duke kujtuar miratimin e ligjit të vettingut në parlamentin shqiptar, Këshilli i Evropës nënvizon se komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ka zbatuar legjislacionin shqiptar për verifikimin e figurës së gjyqtarëve.

“Duke marrë parasysh faktin që Shqipëria nuk ka rregulla të veçanta që ofrojnë për ndjekjen e procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve shqiptarë në një organizatë ndërkombëtare, së bashku me faktin se procedura kombëtare që çoi në zgjedhjen e gjyqtarit Bianku u mbajt para kritereve të miratuara në vitin 2009, menaxhimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për postin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është administruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Duhet theksuar se me ligjin nr. 76/2016 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar “solli ndryshime që prekur një pjesë të konsiderueshme të dispozitave të Kushtetutës, duke parashikuar një ndryshim radikal në legjislacionin në tërësi dhe në sistemin e drejtësisë në mënyrë të veçantë.

Në përputhje me këto ndryshime është projektuar krijimi i një mekanizmi të veçantë. Ai propozon një proces të kontrollit (vettingut) të çdo gjyqtari dhe prokurori në çdo nivel”, thekson Këshilli i Evropës. Sipas KiE, “gjatë kryerjes së procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për postin e gjyqtarit të Shqipërisë në GJEDNJ, nuk është zbatuar legjislacioni në fuqi: në lidhje me pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë; duke siguruar integritetin e personave të zgjedhur, të emëruar apo të ushtrimit të funksioneve publike; për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve ￑됥nanciare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë; për parandalimin e konᑉキiktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.” Përzgjedhja e këtyre tre emrave në vendin tonë u bë nga komisioni i ekspertëve, i kryesuar nga Luan Omari dhe nga anëtarët Kristaq Traja, ish-anëtar i Gjykatës së Strasburgut, Bashkim Dedja, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Hoxha, dhe Artur Metani, drejtori i departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri.

Nga tre emrat e propozuar nga qeveria shqiptare do të përzgjidhej një kandidat, i cili do të zëvendësonte gjyqtarin aktual shqiptar, Ledi Bianku. Gjyqtarët shqiptarë që emërohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut shqyrtojnë kryesisht ankimimet e qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë të drejtën e tyre për çështjet pronësore, pasi u është mohuar e drejta në shkallët e gjyqësorit vendës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 + eleven =