Pas reformës: A do të jenë përsëri në skenë këta deputetë të korruptuar?

AktualitetKryesore
269
0
sample-ad
ngjela-2_1465935509-8952513

Nga: Spartak NGJELA

Në këta dy muaj që vinë, gjatë tetorit e deri në mes të dhjetorit, fillon të rilindë shpresa e shqiptareve: do të nisë konkretizimi i reformës shqiptaro-amerikane, dhe penalizimi i keqbërësve. Ja pyetjet që ngrihen sot në analizën që i duhet bërë gjendjes në Shqipëri, pas miratimit ligjor të reformës shqiptaro-amerikane:

I.

– A do të ketë më të ardhme politike korrupsioni aktual shqiptar?
– A do të jenë përsëri deputetë nga zgjedhjet e ardhshme  dhe nja njëzet të tjerë nga të dy krahët e politikës shqiptare?
– Si e arriti politika amerikane mposhtjen e binomit kriminal shqiptar Berisha – Meta, dhe, a ka mundësi që ky binom ta marrë veten për të bllokuar Reformën?
– Pse nuk e vendosi Rama veten me Berishën dhe me Metën kundër politikës amerikane? Sipas psikologjisë politike kriminale shqiptare të deri tanishme, pritej qe ai të bashkohej me ta, dhe të bënte lojë: pse nuk e bëri, dhe a mund të kthehet Rama te Berisha dhe Meta kundër amerikanëve dhe vetë të ardhmes së shqiptarëve?
– Çdo të bëjnë gjyqtarët dhe prokurorët, do mbajnë radhën e penalizimit nën akuze, apo do të japin dorëheqjen?
– Çdo të bëjë “demi” me pushtet i korrupsionit, do të fillojë politikën e tërheqjes, apo do të shkojë me këmbët e veta te kasapi?
Këto janë pyetjet që ngrihen tani, pasi politika amerikane në Shqipëri e fitoi betejën kryesore kundër korrupsionit dhe krimit shtetëror, dhe, sipas përgjigjes së tyre, mendoj se bëhet e qartë analiza për atë që duhet të vijë më pas, në vijimin e suksesshëm të reformës shqiptaro – amerikane.

ll.
I gjithë vargu i politikanëve të korruptuar nuk do të ketë më mundësi të konkurojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, sepse politikanët e atij vargu janë të shënjuar rëndë në analet e krimit ndërkombëtar perëndimor. Ata, është e provuar se janë marrë me spekulime financiare, me para të ardhura nga korrupsioni dhe krimi shqiptar dhe më tej, në një spektër shumë më të gjerë. Shumë prej tyre iu janë gjetur miliona dollarë nëpër banka të zonave offshore… dhe prandaj do të jenë të penalizuar derisa të vinë zgjedhjet.
Berisha dhe tabori i tij gabohen kur mendojne se me Nishan mavrinë do ta shtyjnë implementimin e Reformës në Drejtësi deri sa të vijë data e zgjedhjeve. Do te shtyhen zgjedhjet! Kjo eshte ligjore.
E kanë të kotë gjithë këtë zallamahi që po bëjnë. Nëse nuk implementohet Reforma në Drejtësi, do të shtyhen zgjedhjet, sepse gjithçka tjetër është e bllokuar, ngaqë nuk ka më një ligj zgjedhor. Kushtetuta e re dhe varrgu i madh i ligjeve të reja, nuk mund të lejojnë që zgjedhjet të administrohen nga partitë politike, domethënë nga krimi dhe korrupsioni.
Zgjedhjet e ardhshme patjetër që do të administrohen nga pushteti i ri gjyqësor, dhe do të kontrollohen e do të garantohen vetëm prej tij. Nga Reforma dalin shumë organe të pavarura. Dalin minimumi dy këshilla të kontrolluarë me veting… dhe instutucione ligjorë që nuk mund te korruptohen. Si pasoje:
a. Do të ketë nen përkatës në Kodin Penal për blerjen e votës me dënim deri në dhjetë vjet burg, si Kodi Penal amerikan; dhe gjithçka do të kontrollohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe nga FBI.
b. Do të ketë kontroll ndërkombëtar për financimin e partive politike në Shqipëri.
c. Do të ketë një reformë të thellë mediatike.
d. Do të garantohet Televizioni Publik Shqiptar me financim të bollshëm dhe të rreptë ndërkombëtar dhe shqiptar për proporcionimin kohor të drejtë ligjor, të fushatave elektorale të partive
e. Do të penalizohet çdo dizinformim keqdashës mediatik.
f. Do të ketë penalizime të mëdha, sipas Kodit Penal, për denigrimin e personalitetit të njeriut.
g. Do të krijohet institucioni real i votës së lirë, me kontroll të rreptë elektronik dixhital ndërkombëtar.
Sigurisht që do të ketë dhe shumë aspekte të tjera në ndihmë të kontrollit demokratik antikorrupsion dhe antikrim në Shqipëri.

lll.
Te gjitha këto të bëjnë të mendosh që vargu korruptiv, duke qenë koshient se nuk mund të konkurrojë në zgjedhje – nëpërmjet binomit Berisha-Meta – nuk do ta lejojë avancimin e mëtejshëm të Reformës.
Por këtë e ka të pamundur, sepse,
ajo që spikat në analizën e kësaj çeshtjeje nuk është pyetje: a do ta bllokojë binomi Berisha- Meta reformën shqiptaro-amerikene? se ai tashmë është një binom i vdekur. Pyetja qendrore duhet të jetë kjo: a mund të bashkohet Rama me atë binom kunder shqiptarëve? Jo! Rama nuk e ka më atë mundesi: e para, se kuptohet që ai e ka studiuar mirë rrugën e tij proamerikane dhe kundër binomit antiamerikan Berisha – Meta; dhe e dyta, qeveria e tij është nën embargo: mos do të mendojë edhe ky si Koçoja dhe Meta që të shkojë në Moskë? Është qesharake, sepse edhe vajtja e Enver Hoxhës në Kinë për t’i shpëtuar inkriminimit të tij terrorist, nga historia do të quhet sa tragjike aq dhe qesharake, sepse ajo rrugë e falimentoi regjimin tërësisht në vitin 1990.
Nga lëvizja e tij politike, Rama kuptohet që e ka kapur se e ardhmja politike e zhvillimit shqiptar është pa dyshim aleanca shqiptaro-amerikane dhe vijimi i Reformës shqiptaro – amerikane në progres; por është e kuptueshme, njëherësh, se këta të dy aspekte të zhvillimit shqiptar, janë pa dyshim dhe vetë perspektiva politike e Edi Ramës.
Ne fumksion të kësaj ecurie, një çështje që has diskutim është mendimi nëse Berisha do të terhiqet nga pozicioni antiamerikan me politikë, apo do të vijojë me shpresën e kotë te “zvarritja Nishani” dhe te bllokimi Meta?
Sali Berisha gjithmonë ka qenë i dobët para goditjes politike: kokëngjeshur dhe jashtë qytetërimit. Nuk di te negociojë, dhe nuk e kupton dot që interesi i tij ka falimentuar. Nuk e mbron dot gjënë e vjedhur sot Sali Berisha: pikërisht këtu fillon politika. Por, ka një aksiomë ne këtë rast: fakti qe e ka vjedhur, nuk ia mban psikika ta negociojë. Por duhet theksuar këtu se, Berisha ua kërkoi garancinë e tij amerikaneve si këmbim për “mosbllokimin e reformes”; por përgjigjia amerikane ka qenë: “vetëm garanci nëpërmjet ligjit”.
Pse, politike është kjo? Për Berishën historia do të shkruajë: ” i pagdhendur si polikan, dhe një mendje e sëmurë që u fut në politikën drejtuesve nga paniku diktatorial i Ramiz Alisë që po rrëzohej, dhe doli nga politika sepse e urrente popullin që kishte marre përsipër të qeveriste”.

lV.
Del dhe një aspekt i trete: a mund të ketë sot një destabilitet të jetës shoqërore dhe të gjendjes shoqërore në Shqipëri, ashtu siç ka dashur disa muaj rresht Sali Berisha?
Kjo është e pamundur, sepse, të gjitha lëvizjeve do t’u dalë ndesh politika amerikane – kjo është një arsye e mjaftueshme për një popullsi 95 përqind proamerikane – por gjithsesi, ka edhe një arsye tjetër: varfëria aktuale dhe mllefi shoqëror antikorrupsion, nuk të motivon që t’i shkosh mbrapa sjellësit të identifikuar tashmë të fatkeqësisë shqiptare, Sali Berishës.
Po gjyqtarët çdo te bëjnë?
Ata duhet te largohen. E para, jane jashtë kohës, sepse do t’i sfidojnë shqiptarët e rinj; dhe e dyta, iu është dhënë mundësia amerikane e dorëheqjes. Por, a do ta kuptojnë dot, dhe e dinë sakaq se marreveshjet anglosaksone janë respektuar tërësisht gjatë historisë moderne?

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen + 3 =