Gazetari Mane publikon farefiset që kanë mbërthyer administratën publike

AktualitetKryesore
337
0
sample-ad
administra31 (1)

“Aspak ndryshim nuk ka mes kësaj loje të së djeshmes me rotacionet e sotme politike. Merr pushtetin PD-ja, e majta bën sikur e atakon ndërkohë farefisi i opozitës vazhdon perfitimet në administraten publike. Ndërrohet pushteti, vjen PS-ja ne pushtet, e djathta bën sikur e atakon qeverinë nderkohe farefisi i tyre nuk lëviz nga instikamet e përfitimeve.Kështu shkruan në shkrimin e publikuar në gazetën “TemA”-on line, gazetari Bledi Mane, duke vijuar:

“Dhe me e bukur behet kjo situate kur sheh sesi bertasin, anatemojne, mallkojne e sulmojne më egër disa eksponentë dhe aktorë hipokritë me perfitimet e familjareve te tyre me te medha. Lereni fjalet, komentet, hamendesimet, kercenimet ndaj meje por hidhini nje sy listes se bandillëve:

Alket Çani, vellai i Arjan Çanit atashe ne Ambasades shqiptare ne Paris.

Geri Zheji, vajza e Artur Zhejit sekretare ne Ambasaden shqiptare ne Romë.

Safet Noka, i deputetit llapaqen Flamur Noka, pergjegjes sektori ne Ministrine e Finacave.

Anila Muçka, kunata e Adriatik Llallës, shefe departamenti ne Banken e Shqiperise.

Zhuljeta Mediu, bashkeshortja e Fatmir Mediut drejtoreshe ne Ministrine e Energjitikes.

Baftjare Leskaj, gruaja e kreut te Kontrollit te Larte te Shtetit Bujar Leskaj, shefe departamenti ne Ministrine e Jashtme.

Odeta Nishani, bashkeshortja e presidentit Jar Nishani, keshilltare e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise.

Martin Blushi, vellai i Ben Blushit, drejtor ne Agjencine Kombetare te Sigurimit te Depozitave.

Majlinda Riska, motra e deputetit fierak te Elbasanit Luçiano Boçi, pergjegjese sektori ne Ministrine e Bendshme.

Helga Strazimiri, motra e deputetit te f(r)ikshem Gent Strazimiri, drejtoreshe e deprtamentit te mbikqyrjes ne Banken e Shqiperise.

Genta Bektashi, motra e deputetit Astrit Patozi, pergjegjese sektori ne Ministrine e Brendshme.

Baftjar Islami, djali i deputetit Kastriot Islami, shef departamenti prane Agjencise se Trafikut Ajror te Minisrise se Transporteve.

Miranda Rama, kunata e Sali Berishes, keshilltare e Guvernatori te Bankes se Shqiperise.

Altion Paloka, djali i xhaxhai te Edi Palokes, pergjegjes i projektit “Star” prej 2 milione eurosh prane Ministrise se Pushtetit Lokal.

Adela Bode dhe Ermonela Myrtezani, respektivisht vajza dhe mbesa e Ritvan Bodes, punojne njera ne Banken e Shqiperise dhe tjetra prane Njesise se Mbikqyrjes Teknike prane Ministrise se Transporteve.

Onos Topi, djali i tezes se Blendi Fevziu, punonjes i Departamentit te Statistikes ne Banken e Shqiperise.

Lorna dhe Serdaniel Tabaku, perkateshisht motra dhe vellai i deputetes demokrate Jorida Tabaku, respektivisht njera ne Banken e Shqiperise dhe tjetri punonjes i Ministrise se Transporteve.

Aldi Koçeku, djali i gjeneralit te ushtrise demokrate te vitit 1997 qe donte te shfarroste Jugun e Shqiperise Ali Koçeku, doganier ne Tirane.

Megi Topalli, e bija e fjalëmblës Jozefina Topalli, shefe ne Departamentin e kerkimeve ne Banken e Shqiperise.

Artan Pashai, kunai i Ritvan Bodes, jo vetem doganier por edhe spiun dixhital i Sali Berishes ne Doganen e Portit Detar ne Durres.

Elsa Zhulali, kunata e deputetit Aldo Bumçi, shefe e departamentit te marredhenieve me jashte ne Banken e Shqiperise.

Irfan Balliu, djali i xhaxhait te Fahri Balliut, doganier prane doganes se 3 Urave, Permet.

Insi Burgaj, djali i ish drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit Hysni Burgaj, shef departamenti ne Doganen e Tiranes.

Sonil Bogdani, vellai i deputetit Gerti Bogdani, specialist ne Ministrine e Puneve te Jshtme.

Kristi Kromidha Nano, vellai i Xhoanes dhe kunati i Fatos Nanos,specialist ne departamentin juridik ne Banken e Shqiperise…

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven − 6 =