Deputeti Braho sulmon gazetarin Hoxha: Është një shpifaxhi i vogël që merret me intriga

AktualitetKryesore
330
0
sample-ad
spart braho dhe tan hoxha

Braho: Të gjitha pretendimet e gazetarit Hoxha nuk janë të vërteta pasi nuk konfirmohen nga raporti i zyrtar i SHKB-së së Drejtorisë së Burgjeve. Vizita ime në burg ka qenë një vizitë normale, brenda ligjit…

I prononcuar për “Gazeta Shqiptare”, lidhur me vizitën e bërë prej tij në burgun 302 të kryeqytetit, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, ndër të tjera ka sulmuar edhe autorin e publikimit mediatik të këtij “sekreti”, gazetarin Artan Hoxha.

“Në të gjithë këtë histori ka një skenar. Unë kam vajtur në burg që nga Fatos Nano e deri tek i fundit fare nga këta deputetët socialistë, pasi profesioni im është avokat, nuk kam vajtur në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, por si deputet kam takuar Iljaz Labin pasi kam marrëdhënie familjare me të. Unë nuk kam takuar as Kastriot Ismailaj e as Dritan Dajtin kjo është qesharake ka një raport që e vërteton se unë nuk kam shkuar qeli më qeli të takoj asnjë njeri përveç vizitës me Labin. Gjykoj se ndaj z.Labi është thurur një intrigë, e cila e ka paralizuar, por këtë çështje do ta vendosë drejtësia, por premtoj z.Hoxha që, nëse ai futet në burg për shpifje edhe atij do t’i shkoj për vizitë. Këto janë muhabete kot. Atje ka një raport të SHKB, e cila ka konfirmuar se vizita ime atje ka qenë normale kam takuar Iljaz Labin si mik të hershëm. Këtu ka njëvajhistori intrige që dikush është i interesuar të më përgojojë, por nuk ka rëndësi, gjithsesi, ta them sërish se unë, z. Hoxha, kur të bie në burg për shpifje do të shkoj ta takoj ashtu siç takova Ismail Morinën ose i njohur ndryshe si ballisti njeriu që ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014”, ka komentuar deputeti Braho, i cili i pyetur: Përse thotë që mund të bierë në burg për shpifje gazetari Hoxha, jep përgjigjen e mëposhtme:

“Pasi Artan Hoxha është një shpifaxhi i vogël që merret me intriga sepse sponsorizohet kjo është e para. S’kisha asnjë arsye tjetër për të takuar asnjë njeri tjetër. Të gjitha pretendimet e gazetarit Hoxha nuk janë të vërteta pasi nuk konfirmohen nga raporti i zyrtar i SHKB-së së Drejtorisë së Burgjeve. Ka qenë një vizitë normale brenda ligjit, brenda rregullave vizitë që ka vijuar për rreth 12 minuta më tepër i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tij. Ishte vizitë humane njerëzore dhe këtë unë e kam bërë për mjaft njerëz të majtë apo të djathtë qofshin. Po ai, Tan Hoxha, e di shumë mirë. Ai nuk e harron atë çantën time, ajo çanta ime ka 6 ndarje dhe një ndarje është për Tanin, por kismet…”.

Nuk të kuptova për çfarë ndarjesh e keni fjalën, çfarë ka tek ajo ndarja? është pyetja vijuese e gazetarit, të cilës kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë i përgjigjet:

“E kupton vetë Tani, ajo çanta ka një ndarje vetë për të edhe bosin e tij se i kishte bërë shumë përshtypje çanta ime, pasi kur morën telefonin tha të mos e hapnin pasi ai telefon ka aq shumë gjëra për Edi Ramën sa si ka dhe çanta e Spartakut”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 + 12 =