Kush ishte misioni i Spartak Brahos në burgun 302

AktualitetKryesore
363
0
sample-ad
braho-300x250

Nuk ka më dyshime, ka qenë kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, deputeti që ka hyrë në burgun 302 që ndodhet tek rruga “Mine Peza” të kryeqytetit. Zyrtatë të Drejtorisë së Burgjeve e  kanë pohuar faktin duke sqaruar, për gazetën “Panorama” se deputeti dhe një nga figurat e spikatura të partisë  Lëvizja Socialiste për Integrim, Spartak Braho, vizitoi në burg një ish-zyrtar.

Sipas tyre, ekspontenti i lartë i LSI, Spartak Braho takoi ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iliaz Labi, person nën hetim në masë sigurie “arrest në burg” për “korrupsion”.

Hyrja është dokumentuar në regjistrin e hyrje-daljeve të institucionit, ku shënohet edhe arsyeja e vizitës. Në rastin në fjalë, motivi ka qenë “takim me të paraburgosurin Iliaz Labi”.

Të njëjtat burime saktësuan se vizita e Brahos ka qenë e dyta në një hark kohor prej një jave. Mësohet se mes kreut të Komisionit të Sigurisë dhe ish-zëvendësdrejtorit të Burgjeve ka njohje personale e miqësi familjare dhe vizitat e shpeshta mund të kenë lidhje dhe me interesimin e deputetit për disa probleme shëndetësore nga të cilat vuan i paraburgosuri Labi.

Zyrtarë të Burgjeve kanë mohuar një takim mes Spartak Brahos dhe të dënuarit për vrasjen e policisëve, Dritan Dajti.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 5 =