Skenari konspirativ i Artan Hoxhës, gazetarit të Tom Doshit: Çfarë fshihet pas mbrojtjes së sforcuar të Kryeprokurorit?!

KryesorePolitike
441
0
sample-ad
artan-hoxha-1-620x330

Një skenar me të vërtetë sa komik aq dhe tragjik po luhet në lidhje me fatin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. I cili këto kohët e fundit është vënë nën presion për shkak të një lajmi që deshi ta shiste si të vërtetë dhe që ka të bëjë me një kërcënim hipotetik ndaj tij dhe familjes së tij.

Madje u lajmërua se familja është larguar në drejtim të një vendi të BE për të humbur gjurmët ndaj kërcënuesve, pavarësisht se katër muaj më parë portali “Pamfleti” kishte shkruar se Adriatik Llalla ka blerë shtëpi në Gjermani, në një zonë afër Këlnit, ka dërguar gruan dhe dy vajzat atje, që po i nënshtroheshin mësimit të gjuhës baze gjermane, dhe se tashmë do të fillonin shkollën, duke pritur dhe kryeprokurorin sa të jepte dorëheqjen për shkak se nuk do t’i nënshtrohet Vettingut, për të kaluar një jetë të qetë bashkë me familjen, por dhe me fëmijën që pret të shtohet, të cilit “Pamfleti” i uroi një lindje të mbarë. Por pavarësisht dyshimeve në publik, në politikë dhe në media për një kërcënim të sajuar; filluan të dilnin lajme sikur Dritan Dajti dhe njerëzit e krimit e kishin kërcënuar kryeprokurorin Llalla, derisa ditën e djeshme një ndër opinionistët më kontraversë, e akuzoi publikisht për aferë dashurore me një nga vartëset e tij, me emër dhe mbiemër. Pikërisht këtu fillojnë “teoritë konspirative” të paralajmëruara nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, një natë më parë.

Dhe në skenë del në mënyrë të papritur gazetari Artan Hoxha, i cili është autor i shumë deklaratave të forta, madje ka në prokurori dhe celularët e tij. Këto për shkak të një deklarate kohë më parë në “Opinion” që piloti Italian, i rrëzuar në Ishëm, kishte bashkëpunuar me drejtësinë dhe po tregonte trafikantët e drogës. Pikërisht sot, gazetari Hoxha deklaron se kush e ka kërcënuar Llalën, duke përmendur si Berisha, Dritan Dajtin që është në burg. Madje ndërton një skenar me të vërtetë për t’u patur zili dhe nga regjizorët më të mëdhenj, sikur një deputet kishte shkuar dhe takuar Dajtin te burgu 302. Një aludim i qartë për një deputet të LSI që njihet për informacionet e forta që ka dhe që hyn në lojë në raste decizive. Në këtë rast gazetari Hoxha mbron kryeprokurorin Llalla.

Njëherësh dihet se një deputet i Kuvendit, dhe përkatësisht Tom Doshi ka dhënë gjithnjë mbështetje të fortë madje dhe financiare për gazetarin Artan Hoxha. Gjithsesi, gjithkujt i lind menjëherë pyetja: Pse po mundohen të gjithë t’i japin jetë një lajmi të paqenë dhe po bëhet kaq shumë zhurmë në interes të kryeprokurorit?

A mos ndofta edhe skupi i djeshëm për dashnoren e Llallës ishte në këtë linjë?!

Çfarë i detyrohet prokurorit deputeti, që përmes njeriut të financuar prej tij po e mbron me shumë forcë? Çfarë i di Kryeprokurori dhe çfarë i mban fshehur?

Mos po vetëpërdoren gjithë këta njerëz të involvuar rreth këtij lajmi të paqenë të kërcënimit ndaj Llallës për të ndërtuar një skenar amator që të mbulojnë horrllëqet e tyre personale në dëm të interesit publik.

Pse janë involvuar gazetari dhe deputeti në mbrojtje të Llallës, a ka interesa pas këtij sforcimi?

Padia ndaj Tom Doshit për fshehje pasurie

Duke parë gjithë këtë skenar të krijuar për të dhënë të kuptohet në publik se Adriatik Llalla është kërcënuar, si dhe vënien në mbrojtje të gazetarit të financuar nga ish-deputeti socialist që krijon alibi pas alibie në mbrojtje të kryeprokurorit, nuk ka si të të mos shkojë mendja tek një lajm i gati pesë muajve më parë. Ku Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive padit penalisht deputetin e përjashtuar nga PS Tom Doshi për fshehje dhe pastrim parash. Padia është dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, në dorën e Llallës. IDLKPI thotë se pas kontrollit dhe rikontrollit të ushtruar për periudhën 2005- 2014 ka rezultuar “fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro” thuhet në njoftimin e institucionit. Gjithashtu institucioni i drejtuar ngs Shkëlqim Ganaj akuzon paraardhësit e tij se edhe pse këto shkelje janë vërejtuar edhe nga vitet e kaluara, janë mbajtur të fshehura duke mos i dërguar dosjet në akuzë. Aktualisht Tom Doshi ndodhet nën hetim për akuzën e “kallzimit të rremë”.

ILDKPKI bën me dije se subjekti Tom Doshi është kontrolluar nga 2005 deri 2013 disa herë, por, edhe pse në kontrollet e kaluara Inspektorët e çështjes kanë evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKI-së i kanë mbajtur ato të fshehura, duke mos i dërguar dosjet në organin e Prokurorisë, ashtu siç përcaktohet në ligjet bazë të ILDKPKI.

ILDKPKI ka dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 257a//2 dhe 287 të Kodit Penal, duke insistuar që hetimet paraprake të shtrihen më tej, me qëllim për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale”, thuhet në kallzimin e kreut të Inspektoratit Ganaj. Kallzim që i vënë paralel me gjithë zhvillimet e ditëve të fundit, sidomos të ditës së martë, lë vend për një pikëpyetje të madhe:Pse gazetari Hoxha i sponsorizuar nga deputeti Doshi bën kaq shumë zhurmë rreth kërcënimit të Llallës, e mbrojnë hapur dhe involvojnë dhe deputetë e kriminelë në këtë skenar të krijuar me kujdes prej tyre…?! Çfarë di Llalla dhe çfarë duan të mbulojnë në përfundim të mandatit të tij…?!/Pamfleti.com

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + 11 =