Ben Blushi tregon dorën që i shkruajti emrin në kazanin e hedhurinave

AktualitetKryesore
849
0
sample-ad
ben blushi

Deputeti Blushi ka dekonspiruar urdhëruesit e atyre që shkruan emrin e tij në kazanët e plehrave, por edhe ka pohuar se do ta jap firmën për refendum nëse kjo gjë vendoset.

I ftuar në emisionin “Dritare”, të TV-“Vizion plus” deputeti Ben Blushi, një nga kritikët më të ashpër të politikave të qeverisë së “Rilindjes”, ka venë shenjën e barazimit mes qeverisjes së  vendit nga Sali Berisha dhe qeverisë aktuale në detyrë të Edi Ramës, ndërkohë që për lejimin e importit të mbetjeve tha se ligji është kriminal, pasi do të rrisë edhe më shumë sëmundjet kanceroze. Por Blushi ka dekonspiruar edhe urdhëruesit e atyre që shkruan emrin e tij në kazanët e plehrave. Por edhe se do ta jap firmën e tij për refendum nëse kjo gjë vendoset.

 

“Edhe pse ju bëtë thirrje që të shkruhen emrat e deputetëve që votuan pro ligjit, pamë që kishin shkruar dhe emrin tuaj”, ishte pyetja e adresuar nga drejtuesja e emisionit, Rudina Xhunga, të cilës deputeti Blushi iu përgjigj:

“Ka një ndryshim: qytetarët e lirë shkruan në kazanët e plehrave emrat e deputetëve që votuan pro importit të mbetjeve, ndërsa emrin tim e shkruan punonjësit e Bashkisë me urdhër, të cilët paguhen nga taksat tona, dhe nga të rinjtë e FRESSH-it”.

 

1584839

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + 5 =