Vdekja e Hitlerit, e vërtetë apo legjendë? Ndiqni dëshmitë

Histori te rrallaKryesoreVendore 2015
271
0
sample-ad

Më 8 maj të vitit 1945 mori fund Lufta e Dytë Botërore. Gjermania kapitulloi dhe Fyhreri vdiq. Kështu të paktën thuhet. Por vetëm më 25 tetor të vitit 1956, një gjykatë e shpalli zytrarisht Fyhrerin të vdekur.

Enigma-HItleri

Më shumë se 40 dëshmitarë u morën në pyetje, mes tyre adjutanti i Hitlerit, Otto Guensche dhe shërbëtori Heinz Linge. Këta të dy ishin të parët që u futën në bunkerin ku i dha fund jetës Hitleri me të shoqen, Eva Braun.

Spiegel ka siguruar për herë të parë dëshmitë e tyre. Sipas këtyre dëshmive është riprodhuar edhe momenti i fundit i jetës së Hitlerit dhe Eva Braun.

Edhe një video e publikuar pas rënies së Berlinit, tregonte disa ushtarë rusë me trupin e Hitlerit. Por u dyshua se ishte thjesht një inskenim me trupin e një ushtari gjerman.

Përpara Konferencës së Potsdamit në korrik 1945, Stalini deklaroi se nuk e dinte se ku është Hitleri.

Pati spekulime se ai kishte ikur në Argjentinë. Kur e pa se këto spekulime nuk sosnin, Bashkimi Sovjetik zhvarrosi trupat e Hitlerit dhe Eva Braun në vitet ’70 për të bërë identifikimin e dhëmbëve.

hitler-768x428-1

Por garancitë ruse nuk i bindën skeptikët.

Versioni zyrtar është se Hitleri dhe partnerja e tij vranë veten në një bunker në Berlin në 30 prill të vitit 1945, dhe trupat e pajetë u gjetën nga ushtria sovjetike.

Por ish­-hetuesi i OKB­ për krimet e luftës John Crencich thotë se diktatori Adolf Hitler nuk e ka vrarë as veten e as gruan e tij Eva Braun në “Führerbunker”. Ka shumë mundësi që Hitleri shijoi luksin dhe rrezet e diellit pasi Lufta e Dytë Botërore përfundoi dhe bota mbante zi dhe ishte e uritur.

Njeriu, përgjegjës për vdekjen e miliona burrrave, grave dhe fëmijëve mendohet se u arratis në Amerikën Latine me dijeninë e shërbimeve sekrete amerikane dhe me ndihmën e qeverisë argjentinase.

John kërkoi mes 700 faqeve të reja të dosjeve të deklasifikuara dhe tani është i bindur se Fyhreri i Rajhut të Tretë ka falsifikuar vdekjen e tij. Trupi i gjendur është regjistruar nga rusët si pesë inç më i shkurtër se i diktatorit. Kafka me një vrimë plumbi ishte gjithashtu më e vogël. Kufoma e Hitlerit u zhduk para se autoritetet britanike dhe amerikane mund ta kontrollonin atë.

Në dokumentet e fshehta, shefi i FBI­, J. Edgar Hoover ka thënë se nuk kishte asnjë provë se Hitleri kishte vdekur. John së bashku me veteranin e CIA­-s, Bob Baer, zbuluan edhe një rrjet tunelesh që formonin një rrugë për në Aeroportin e Tempelfhofit, Berlin.

Hitleri mund të ketë fluturuar drejt Spanjës dhe pastaj në ishujt Kanarie. Prej aty është menduar se ai përfundimisht udhëtoi me një nëndetëse në Argjentinë, ku u takua me shokët e tij të pasur qe gjithashtu ishin arratisur pas falimentimit. Një informator ka kontaktuar me FBI-në në gusht të vitit 1945 duke thënë se Hitler udhëtoi nëpërmjet Atlantikut me këtë nëndetëse së bashku me Eva Braun.

Në një raport të FBI-së citohet një zyrtar argjentinas si një nga katër njerëzit që kishte takuar Hitlerin në momentin e zbritjes nga nëndetësja në Argjentinë rreth tre javë pas rënies së Berlinit.

.

hitler 3

Marrë nga Dita

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × three =