GJYKIMI I SALI BERISHËS, SHPËTIMI I SHQIPTARËVE

Opinion
288
0
sample-ad
berisha-ne-pranga-300x283

Nga: Spartak NGJELA

–  Të dielën, ambasadori amerikan Donald Lu, iu drejtua pukjanëve me “Këngët e Mjerimit”: “Lëngon shpirti i smun ndër krahnoret tona..,” pasi pa në Pukë vetë mjerimin e një populli. Ai indirekt iu tha shqiptarëve që udhëheqësit tuaj janë autorët e shkaktarët e mjerimit dhe vuajtjes suaj. Kurse Sali Berisha me larot e tij i kërkon ambasadorit “sovranitetin” e mjerimit, që pastaj të sundojë vetë me taborin e tij të korruptuar.

Kjo është kohë e madhe për shqiptaret; kurse ambasadori Donald Lu ka hyrë tani në historinë e parsonaliteteve historikë që kanë shpëtuar popullin shqiptar nga shpërbërja e tij.

Vjen gjithmonë nje moment historik, kur popujt e kalojnë cakun e mjerimit për të realizuar të ardhmen e tyre dinjitoze me punën e tyre, të grabitur ndërkohëra nga korrupsioni sundues. Këtë po thotë këto ditë, dhe gjatë disa muajve rresht, ambasadori Lu. Dhe në shqip. Nuk ka më asnjë shpresë korrupsioni shqiptar! Saliu dhe vrasësit e tjerë të shqiptarëve që janë dhe autorët aktuale të mjerimit shqiptar, e kanë përfunduar kohën e tyre. Po priten neoshqiptarët… Shqiptarët e rinj janë nëpër mjete motorike duke ardhur, Sali… Ky eshte shpëtimi i shqiptarëve, dhe, çfarë faji kanë ata, Sali, që gjykimi yt nën akuzë, është shpëtimi i të gjithë shqiptarëve nga mjerimi? Këtë tha Donald Lu sot. Dhe sigurisht që ai ka shkelur mbi “sovranitetin” e korrupsionit shqiptar. Dhe shumë mirë ka bëre!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + 6 =